TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Mars 2026, 08:40

Eksperti i IT flet pas kërcënimit të hakerave iranianë: Uroj që 140 deputetët të mos i kenë përdorur dhe për gjëra të tjera

Shkruar nga Pamfleti
Eksperti i IT  flet pas kërcënimit të hakerave iranianë:
Tomi Kallanxhi

Sulmi i pretenduar nga grupi i hakerave iranianë Homeland Justice ndaj sistemit të postës elektronike të Kuvendit ka ngritur shqetësime për nivelin e mbrojtjes digjitale të institucioneve shqiptare.

Eksperti i sigurisë kibernetike Tomi Kallanxhi e konsideron incidentin serioz, sidomos për faktin se i njëjti institucion është përballur me një situatë të ngjashme brenda dy viteve.

Sipas Kallanxhiut, të dhënat e publikuara nga vetë hakerat sugjerojnë se ata mund të kenë hyrë në serverin ku administrohen email-et e Kuvendit. Kjo do të nënkuptonte akses të mundshëm në komunikimet elektronike të deputetëve.

“Me sa u kuptua nga screenshot-et që u publikuan, ata kanë hyrë në të gjithë serverin e email-eve, që do të thotë se mund të kenë akses në email-et e rreth 140 deputetëve,” u shpreh Kallanxhi.

Ai shpjegon se kontrolli mbi një llogari emaili nuk kufizohet vetëm në leximin e mesazheve. Sipas tij, një person që ka akses në një adresë elektronike mund të ndërhyjë edhe në komunikim duke dërguar mesazhe në emër të përdoruesit.

“Nëse dikush ka akses në email-in tënd, mund të komunikojë me personat me të cilët ke folur më parë dhe ti mund të mos e kuptosh kurrë, sepse këto mesazhe mund të fshihen edhe nga sent emails,” tha ai për A2 CNN.

Eksperti e lidh rrezikun edhe me mënyrën si menaxhohet infrastruktura digjitale në institucionet publike. Sipas tij, fakti që çdo institucion administron serverat dhe sistemet e veta e fragmenton mbrojtjen kibernetike.

“Çdo institucion ka IT-të e vetë, ka serverat e vetë që duhet të menaxhojë secili IT. Edhe kjo gjë e dobëson infrastrukturën digjitale, sepse kjo gjë e bën që secili të ruajë baçen e vetë. Në qoftë se këto serverat dhe infrastrukturat digjitale duhet të ishin në një vend, në një data center të madh që të monitoroheshe nga një grup ekspertësh edhe më të rëndësishëm, sesa një IT i një institucioni, që patjetër nuk i lë asnjë lloj përgjegjësie, sepse ai bën shumë gjëra dhe duhet të bëjë edhe menaxhimin e serverave të menaxhojë securitin e tjerë me radhë dhe me sa di janë shumë pak veta staf që merren me këtë gjë. Në qoftë se shteti shqiptar këtë gjë do ta kishe në një data center dhe të menaxhonin këto data center-at me Emailin do ta kishte edhe më kollaj”, tha ai.

Ndërkohë, grupi i hakerave ka paralajmëruar publikimin e mundshëm të materialeve dhe komunikimeve që pretendohet se lidhen me politikanë shqiptarë. Kallanxhi thotë se nëse llogaritë janë përdorur edhe për qëllime personale, kjo mund të krijojë rrezik për privatësinë e përdoruesve.

“Nuk e besoj që deputetët i kanë përdorur edhe për gjëra të tjera. Uroj mos jenë përdorur dhe për gjëra të tjera, sepse kjo gjë mund t'i cenojë edhe privatësinë e tyre për të ndjekur në një farë mënyre se çfarë kanë bërë, ku janë regjistruar, çfarë imeilesh kanë marrë, me kë kanë folur e tjerë me radhë. Kështu që patjetër që kjo gjë është e rëndë. dhe kur ndodh për të dytën herë në të njëjtin institucion. Po është edhe më serioze çështja”. Sipas ekspertit, rreziku për përdoruesit e zakonshëm mbetet më i kufizuar, pasi shumica e qytetarëve përdorin shërbime emaili të kompanive të mëdha ndërkombëtare që kanë sisteme të zhvilluara sigurie dhe monitorimi.

tomi kallanxhi eksperti i it kërcënimit të hakerave iranianë

Lini një Përgjigje