TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Janar 2026, 13:26

Ikën nga kreu i AKUK "heroi" i tubit të Vlorës, Flauers Shoshi emërohet në krye të Ujësjellësit të Tiranës

Shkruar nga Pamfleti
Ikën nga kreu i AKUK "heroi" i tubit të Vlorës, Flauers
Flauers Shoshi shkarkohet nga AKUK

Pas një vale shkarkimesh të detyruara në sektorët energjetik dhe infrastrukturor si pasojë e arrestimeve të bujshme të drejtorëve, këtë fillimjave lëvizjet kanë prekur edhe sistemin e ujësjellësit.

Ministrja Belinda Balluku ka vendosur të largojë Flauers Shoshin nga posti i drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve (AKUK), duke e transferuar në krye të Ujësjellës Kanalizimeve të Tiranës.

Në këtë detyrë të re, Shoshi zëvendëson Skerdi Drenovën, i cili u shkarkua në ditët e fundit të vitit 2025. Drenova ishte një prej figurave të njohura të sistemit, por nuk dihen ende zyrtarisht arsyet që çuan në largimin e tij.

Ndërkohë, në krye të AKUK është komanduar përkohësisht Elidjana Çelaj, një emër i njohur për rotacionin e saj në disa poste publike.

Ajo ka drejtuar më parë Postën Shqiptare dhe ka shërbyer përkohësisht edhe si drejtoreshë e komanduar e Tatimeve, gjë që tregon për një tendencë për të ricikluar figura të njohura administrative në pozicione kyçe.

Flauers Shoshi u bë i njohur për publikun gjatë krizës së ujit në Vlorë, ku në kulmin e protestave qytetare deklaroi se "as vetë nuk ishte larë" për ditë me radhë, pasi ndodhej në terren duke u marrë me problemin. Një deklaratë që nxiti reagime dhe u përjetua si simbolikë e paaftësisë apo e përkushtimit të tepërt, sipas këndvështrimeve të ndryshme.

Lëvizjet e fundit konfirmojnë se brenda qeverisë ka një tension të fortë në menaxhimin e institucioneve teknike, veçanërisht pas goditjes që SPAK i dha rrjeteve klienteliste në KESH dhe ARRSH.

 

flauers shoshi shkarkohet nga akuk

2 Komente

  1. L
    Luan fishta

    Flauers Shoshi ka nje kariere 20 vjecare vetem si ingjiner e drejtues i sistemit te ujesjellesve. Eshte punonjes energjik dhe ndjek punen ne terren, Eshte fat per banoret e Tiranes. Besoj se do kemi permiresim ne furnizimin me uje.

    1. V
      Vlora

      Hajd vjedhje te mbara Race hajdutesh

      Lini një Përgjigje