TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Gusht 2025, 08:37

IKMT ‘zbarkon’ në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, pritet të shembet një objekt

Shkruar nga Pamfleti

IKMT ‘zbarkon’ në zonën e Ujit të Ftohtë në

Një tjetër objekt pritet të shembet sot në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Objekti është rrethuar nga forcat e polcicisë ndërsa është vendosur edhe shiriti i sigurisë.

Shembja e objektit pritet të bëhet me mjetet e IKMT dhe jo me shpërthim. Objekti ndodhet në zonën e quajtur “Kalaja” aty ku vijohet puna për projektin e 'Lungomare 3'.

Ky projekt, që kap vlerën e 15 milionë eurove, prej të cilave 3 milionë dollarë janë marrë hua nga Fondi Saudit për Zhvillim, përfshin ndërtimin e shtigjeve përgjatë vijës bregdetare, shëtitore, rrugë për biçikleta, trotuaret, gjelbërim, ndriçim.

Rimodelimi i zonës prek 20 kilometra duke nisur nga Tuneli tek Marina në Orikum me gjatësi totale 20 kilometra.

 

Lini një Përgjigje