Aktualitet26 Prill 2024, 12:16

Ishin shpallur në kërkim, arrestohen dy protestues me lëndë piroteknike

Shkruar nga Pamfleti

Ishin shpallur në kërkim, arrestohen dy protestues me lëndë

Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës ka shënuar tensione, ndërsa protestuesit kanë hedhur edhe molotov drejt bashkisë. Drejtuesit kryesorë të opozitës, Belind Këlliçi, Tedi Blushi e Klevis Balliu kërkuan nga SPAK arrestimin e Veliajt.

Pak pasi protesta ka agravuar, nga policia janë vënë në pranga dy prej protestuesve pasi gjatë kontrolleve u janë gjetur lëndë piroteknike.

Të dy protestuesit e ndaluan kanë qenë të shpallur në kërkim për protestën e javës së kaluar, pasi hodhën molotov në drejtim të Bashkisë.

bashkia e tiranes proteste opozita pd