Aktualitet22 Prill 2024, 22:39

Kapi “mat” gruan me nipin, burri përfundon në burg: E gjeta të fshehur në raft

Shkruar nga Pamfleti

Kapi “mat” gruan me nipin, burri përfundon në burg: E

Një qytetar nga Kavaja tregoi në “Stop” sesi martesa e tij e parë përfundoi me një fatkeqësi, pasi bashkëshortja ndërroi jetë në tragjedinë e Gërdecit. Ai u martua sërish dhe qëndroi në martesë për 16 vjet. 

Zotëria shpjegon se ka dy fëmijë, një vajzë 14 vjeçe dhe një djalë 12 vjeç. Një mbrëmje u kthye në shtëpi dhe e gjeti gruan duke e tradhtuar me nipin e tij.

Situata degjeneroi në dhunë dhe gruaja e denoncoi për dhunë, gjë që bëri që qytetari të bëjë edhe burg. 

“Në vitin 2021 zonjën unë e kam kapur në tradhti në shtëpi. Aty kanë qenë edhe fëmijët. Para se të vija në shtëpi, më binte zonja në telefon, herë pas here. U nisa drejt shtëpisë. Ky (nipi) në këtë moment, pa u afruar tek shtëpia, po vinte me biçikletë, ora 10:30, 11:00 e natës. U fsheha. E ndoqa dhe ky u fut tek shtëpia ku jetoja me bashkëshorten. Në këtë moment u ndez drita e dhomës së gjumit. Kam futur çelësin unë, u hap dera. Në momentin kur u hap dera ky zotëria ka dalë nga dhoma e gjumit dhe ka hyrë në raft. Kam hapur raftin, e kam gjetur nipin të mbledhur aty brenda në raft të rrobave. Unë përfundova në burg. Më denoncoi për dhunë dhe ma kaloi dhunë në familje”, tha denoncuesi.

Punonjësi i policisë në komisariatin e Rinasit, Kristjan Zmali e ka kaluar zonjën të papajisur me prokurë. Pas alarmit të të atit, ka kërkuar ta mbyllë çështjen duke i dërguar një të afërm për t’i dhënë para në dorë që të tërhiqte denoncimin. Mirëpo marrëveshja nuk u arrit pasi denoncuesi nuk ishte dakord , por punonjësi i policisë zgjodhi një rrugë tjetër. Këtë na e tregon ndërmjetësi.

Ndërmjetësi: Tani, unë edhe me i thënë, nuk dëgjon më Kristi, të vijë të të takojë.

Denoncuesi: Po pse o vëlla ai kur pati hall erdhi aty.

Ndërmjetësi: Ai erdhi për të mbaruar punë dhe për të zgjidhur hallet edhe ti, edhe ai. Ti s’deshe. T’i japësh zgjidhje me shtet, sikur e ke nisur!

Denoncuesi: Tani ai e ka mbyllur tek prokuroria?

Ndërmjetësi: Po, po. Ka mbaruar punë ai.

Denoncuesi: I ka bërë të gjitha pagesat e krejt?

Ndërmjetësi: Po, po, ka mbaruar punë.

Denoncuesi: I ka dhënë lekët?


Ndërmjetësi: Po, po, po, po!

Denoncuesi: Sa lekë a di gjë?

Ndërmjetësi: Nuk e di, për Zotin e madh! As nuk e kam pyetur, as nuk kam në plan ta pyes për atë lloj pjese. Që në datë 12, ai ka mbaruar punë. E ka çuar shkresën në prokurori. E ka bërë raport shërbimin. Ai burri i huaj, do të pastrojë figurën e vet dhe prandaj të erdhi në Kavajë dhe të tha: “Hape gojën, sa të duash ti, unë të ndihmoj”.

Denoncuesi: Si e pastronka figurën e vet kur një kohë më ka kaluar fëmijën jashtë shtetit dhe mua nuk më jep asnjë lloj informacioni?

Ndërmjetësi: Nuk ka informacion, se të ketë ta jep, se nuk ka ku shkon pa e dhënë. Se me pas informacion, ai mbaron punë vetë.

Denoncuesi: Përderisa ia ka hedhur vulën në pasaportë ai edhe e ka kaluar pa prokurë puna e tij si e ka kaluar.

Ndërmjetësi: Le të shkojë në burg, se një gjë do bëhet, se nuk ka nga me ia mbajt.

Denoncuesi: Sa lekë do më jepte mua ai ta kishim mbyllur këtë punë?

Ndërmjetësi: Ai, po ta kishe tërhequr denoncimin ti, 2000-3000 euro, t’i kishte dhënë, e sigurtë.

“Stop” zbuloi se zonja në fjalë ka shkuar në Itali për të kërkuar azil. Qytetari shkoi të interesohet në prokurori dhe i thonë, se çështja është nën hetim, ndaj ai duhet të paraqitet vetëm kur ta thërrasin.

Qytetari: Çfarë është bërë me atë zotërinë, që e ka kaluar?

Punonjësja: S’është bërë asgjë, sepse çështja i ka kaluar prokurorisë. Kur të thërrasi prokurori ty, do vish këtu! Kur të thërrasë zonjën, do vijë këtu. Tek Prokuroria e Durrësit vjen vetëm me fletë-thirrje dhe me telefonatë. Kur vjen çështja në prokurori, kalon nën hetim.

Qytetari: Mua ma ka kaluar në mënyrë të fshehtë.

Punonjësja: Vazhdo, se e di policia atë! Vazhdo! Kur të njoftojmë me telefonatë, me fletë-thirrje, do vish në prokurori!