TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota27 Korrik 2026, 22:50

Dështon Trump, hapet ura 4.5 miliardë dollarëshe mes SHBA-së dhe Kanadasë

Shkruar nga Pamfleti
Dështon Trump, hapet ura 4.5 miliardë dollarëshe mes SHBA-së
Gordie Howe

Ura Ndërkombëtare Gordie Howe, një projekt me vlerë 4.5 miliardë dollarë që lidh shtetin amerikan të Michiganit me provincën kanadeze të Ontarios, u hap për qarkullimin e automjeteve të hënën, disa muaj pasi presidenti amerikan Donald Trump kishte kërcënuar se do ta bllokonte vënien e saj në funksion.

Ura 2.4 kilometra e gjatë, që lidh qytetet Detroit dhe Windsor, konsiderohet një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore të dekadave të fundit për tregtinë mes Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë.

Kanadaja financoi ndërtimin e urës dhe, sipas një marrëveshjeje të arritur në vitin 2012, do të ndajë të ardhurat nga tarifat e kalimit me shtetin e Michiganit pasi të rikuperojë investimin e saj.

Në shkurt, Donald Trump deklaroi se nuk do të lejonte hapjen e urës, duke argumentuar se Shtetet e Bashkuara po trajtoheshin në mënyrë të padrejtë në këtë projekt.

Megjithatë, gjatë këtij muaji, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara arritën një marrëveshje shtesë në momentet e fundit, e cila hapi rrugën për inaugurimin dhe nisjen e qarkullimit në urë.

Pavarësisht kësaj, për shkak të tensioneve në rritje mes dy vendeve lidhur me tarifat e reja doganore të kërcënuara nga Trumpi, Kanadaja anuloi ceremoninë e përbashkët të inaugurimit. Një zëdhënës i qeverisë kanadeze deklaroi se ky moment do të festohej "vetëm mes kanadezëve".

Në një postim në rrjetet sociale të premten, Trump reagoi duke thënë se ishte "në rregull" që Kanadaja kishte "çftuar" Shtetet e Bashkuara nga ceremonia e hapjes, duke shtuar se Kanadaja po paguan "TARIFA të konsiderueshme" ndaj fqinjit të saj.

gordie howe ura

Lini një Përgjigje