TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Maj 2025, 21:58

Kartelet e drogës, Abilekaj: Pushteti favorizon krimin!

Shkruar nga Pamfleti

Kartelet e drogës, Abilekaj: Pushteti favorizon krimin!

Analisti Enton Abilekaj duke komentuar goditjen e SPAK dhe autoriteteve italiane ndaj një grupi të fuqishëm në Durrës ngriti pikëpyetje për faktin që njerëzit e rëndësishëm të grupit janë arratisur.

Në një intervistë për “Të Paekspozuarit”, ai shtoi dyshimin se pushteti bashkëpunon me krimin dhe u jep atyre benefite, si leje ndërtimi.

“Është e kotë të diskutojmë kur e kanë vendosur (SPAK dhe italianët), por nëse është vendosur nga të dyja palët... Ngaqë nuk janë gjetur këta, Visi i Pojës, mund të ketë dyshime për dekonspirim. SPAK nuk varet nga Prokuroria italiane, por është strukturë e ndërtuar në Shqipëri. Aktiviteti kriminal nuk lidhet me kur zbulohet në Itali. Ne duhet ta zbulojmë në Shqipëri. Ne e dinim në Shqipëri se çfarë bënte ky grup. Duhet ta bënte me Italinë që të arrestoheshin këta? Nëse ne tregojmë se pas strukturave që u krijuan dhe reformave, nuk luftojmë dot krimin, mos të merremi me reforma kot, të binjakëzohemi me prokuroritë e botës”, tha ai.

Lini një Përgjigje