TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Gusht 2025, 16:52

Kodi i ri Penal, Zekthi: Asnjë ligj nuk është në mbrojtje të njerëzve, ka pasur vetëm ndëshkime

Shkruar nga Pamfleti

Kodi i ri Penal, Zekthi: Asnjë ligj nuk është në mbrojtje

Analisti Fitim Zekthi ka folur për ndryshimet e draftit të Kodit të ri Penal.

Zekthi tha se drafti për Kodin e ri Penal mund të jetë i nevojshëm pasi të rishikohet dhe se mund të ndryshojë edhe në bazë të kohës. Ai shtoi se ligji ka qenë në mbrojtje të njerëzve, por ka pasur vetëm ndëshkime.

“Ndoshta mund të jetë e domosdoshme që të rishikohet edhe kodi i ri penal që mund të jetë i nevojshëm. Kodi penal mund të ndryshojë edhe në bazë të kohës. Por ajo që unë shikoj se ato janë të palogjikshme pra asnjë ligj nuk është në mbrojtje të njerëzve, por ka vetëm ndëshkime. Për mendimin tim janë disa ligje të cilat nuk janë plotësisht në mbrojtje të njerëzve dhe do të dëshiroja që ato të ashpërsoheshin”, tha ai për “News 24”.

Analisti Zekthi theksoi se dënimet për dhunën në Shqipëri janë të dobëta dhe se duhet të ekzistojnë ligje më të forta.

“Jemi një vend që duhet t’i kemi ligjet e forta. Në Shqipëri ka disa dënime të dobëta për dhunën”, përfundoi ai.

 

Lini një Përgjigje