TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Shkurt 2023, 23:02

Lufta në Ukrainë, Ferit Hoxha: Rusia nuk duhet të ketë vend në OKB

Shkruar nga Pamfleti
Lufta në Ukrainë, Ferit Hoxha: Rusia nuk duhet të ketë vend

Ambasadori shqiptar në OKB ka kërkuar që Rusia të përjashtohet nga Këshilli i Sigurisë.

Mediat portugeze citojnë ambasadorin shqiptar në OKB, të jetë shprehur se me këto qëndrime, Rusia  nuk mund të jetë në këtë pozicion ku bllokon veprimin e OKB-së në konflikte të armatosura.

Rusia nuk mund të jetë më në Këshillin e sigurimit dhe OKB”, citohet  ambasadori Ferit Hoxha nga mediumi portugez Observador.

Sipas tij, Rusia sot nuk është një vend që favorizon paqen, orandaj duhet të jetë jashtë Këshillit të Sigurimit dhe jashtë OKB-së.

Megjithëse është e qartë se Moska nuk i plotëson kushtet për të qëndruar në Kombet e Bashkuara pas shkeljeve të rënda të Kartës së saj me agresionin ndaj Ukrainës, janë dy aspekte që duhet të merren parasysh, morali dhe ligji. Në aspektin moral, është natyrisht, një vend që nuk respekton kartën e Kombeve të Bashkuara dhe nenin 2, që parashikon aderimin për paqe. Rusia sot nuk është një vend që aderon në paqe. Prandaj, Rusia duhet të jetë, natyrisht, jashtë Këshillit të Sigurimit dhe jashtë OKB-së, nëse do të kishim mjetet”, ka thënë ambasadori Hoxha.

gerit hoxha okb rusia

Lini një Përgjigje