TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Maj 2023, 12:32

Nga trafiku i kokainës te rënia rekord e euros, eksperti zbulon prapaskenat çfarë po ndodh para zgjedhjeve

Shkruar nga Pamfleti
Nga trafiku i kokainës te rënia rekord e euros, eksperti zbulon

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa është shprehur se në Shqipëri po pastrohen para në fushatë dhe kjo është arsyeja pse ka rënë euro. Sipas tij, shqiptarët janë porositësit dhe furnizuesit kryesorë të drogës dhe se në vendin tonë është futur dhe po qarkullon një monedhë informale.

Janë përdorur dhe po përdoren portet kryesore. Porti Durrësit për shembull janë kapur sasi të konsiderueshme, por dhe Mali i Zi është kthyer në një pikë hyrëse, tashmë kemi dhe Maqedoninë që përdor Selanikun. Ai është një port i përdorur dhe herë të tjera. Fakti që kemi maqedonas dhe shqiptarë tregon dhe njëherë se për shkak të pozicionin gjeografik dhe për fuqizim të këtyre grupeve që sot janë me financa, grupet shqiptare nuk janë më ndihmës, por janë në ballë të këtij biznesi dhe janë shqiptarë dhe në Ekuador dhe janë porositës dhe furnizuesit kryesore të lëndëve të tilla. Ndërsa monedhat sendet me vlerë e të tjera, droga, armët tregojnë se janë sende të vjedhura, ndërsa monedhat tregon për sasinë e madhe të monedhës që hynë në rrugë informale që pastrohen përmes bizneseve.”-u shpreh Softa.

Në vijim ai shtoi se kjo është arsyeja pse në tregun shqiptar ka një rënie të fortë të monedhës së euros dhe ngritje të lekut tonë.

Kjo tregon se jo vetëm futen në vend këto monedha informale, por dhe pastrohen dhe përdoren dhe për fushatë. Në Shqipëri ka një monedhë informale që hyn dhe qarkullon në këtë vend, mund të përjashtojmë vetëm periudhën e festave kryesisht, ndërsa kjo periudhë vazhdon në mënyrë konstante dhe përdorimi i saj për qëllime kriminale, pastrimi dhe pse jo dhe për elektorale. Ky është një tregues i asaj që kemi thënë dhe faktet kanë treguar se krimi është i ndërkombëtarizuar.”-tha më tej eksperti.

Softa theksoi se marrëdhënia e Shqipërisë me Maqedoninë për rrugën e krimit gjithmonë ka qenë një rrugë kalimi dhe ka qenë gjithmonë përdorimi i rrugëve të tilla që nga ‘91, ‘92, ky rrugëkalim.

Qafë Thana, Elbasani, porti Durrësit, ka qenë rruga e kalimit. Këto s’mund të bëhen pa mbështetje dhe bashkëpunim. Korridor kalimi ka qenë dhe për armët, por fakti që ky ka qenë një operacion i kontrolluar tregon se ka qenë një operacion i suksesshëm. Duke përjashtuar rolin e mediave, të cilat gjithmonë në fjalë të parë kanë qenë shqiptarët në krye të tyre dhe pa ndodhur një ngjarje, por koha ka ndryshuar dhe krimi po ashtu dhe roli shqiptarëve tashmë është vërtet rol parësor. Në Itali janë në bashkëpunim direkt me Ndragëtën, shqiptarët janë pjesë të tyre dhe nuk kanë më rol të shpërndarësit por kryesor. Kjo tregon se roli i shqiptarëve tashmë është një rol i fortë.”-tha ai.

fatjon softa fushata

Lini një Përgjigje