TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Korrik 2026, 07:58

Shpërthen debati në Botëror! Kroacisë i anulohet goli i barazimit ndaj Portugalisë, pamjet që u fshehën nga VAR (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Shpërthen debati në Botëror! Kroacisë i anulohet goli i
Kroacisë i anulohet goli i barazimit ndaj Portugalisë

Portugalia siguroi kualifikimin në fazën e 1/8-ave të Kupës së Botës 2026, pasi përmbysi Kroacinë me rezultatin 2-1 në një sfidë që u mbyll mes polemikave të shumta.

Debati më i madh erdhi në minutën e 102-të, kur Josko Gvardiol realizoi golin që do të barazonte shifrat në 2-2. Fillimisht anësori e konsideroi të rregullt aksionin, por pas ndërhyrjes së VAR-it goli u anulua për një pozicion të dyshimtë jashtë loje.

Sipas raportimeve, arbitrit kryesor nuk iu shfaq pamja nga prapa portës, nga e cila mund të vlerësohej nëse Matanoviç kishte prekur topin me kokë përpara se ai të mbërrinte te Gvardiol. Në fund, vendimi për anulimin e golit u mbështet edhe te të dhënat e sensorëve të integruar në top, teknologji e përdorur për herë të parë në këtë edicion të Kupës së Botës.

Kjo ishte ndërhyrja e dytë vendimtare e VAR-it në favor të Portugalisë gjatë ndeshjes, pasi më herët sistemi kishte konfirmuar edhe penalltinë nga e cila Cristiano Ronaldo shënoi golin e barazimit.

Me suksesin 2-1, Portugalia siguroi kualifikimin në fazën e 1/8-ave, ku do të përballet me Spanjën në derbin iberik të turneut.

Kliko për të parë videon:

 

1 Komente

  1. T
    Tony

    Ky do te quhet Ameriqenos llupsis ngranafoertis. Prisni, do shihni me turpe e poshtersi deri ne fund.

    Lini një Përgjigje