TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Shtator 2025, 16:14

Nisja e vitit të ri shkollor/ Astiri me 70 mijë banorë, pa kopshte e shkolla publike

Shkruar nga Pamfleti

Nisja e vitit të ri shkollor/ Astiri me 70 mijë banorë, pa

Prej 20 vitesh Astiri, një nga zonat më të populluara të Tiranës, nuk ka kopsht dhe shkollë publike. Rreth 70 mijë banorë të kësaj zonë fëmijët i çojnë në zona të tjera të kryeqytetit ose ne institucione private.

Kështu do të detyrohen të veprojnë edhe këtë vit të ri shkollor. Mungesa e shkollave në zonën e Astirit u kthye në debat politik gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve të 11 majit. Kryedemokrati Berisha vuri gishtin në plagë. Ndërsa kryeministri Rama dhe kryetarja në detyrë e bashkisë prezantuan projektin e ndërtimit të shkollës dhe çerdhes së parë publike në këtë zonë.

Të hënën e 8 shatorit nis procesi mësimor e bashkë me të dhe vuajtjet e përditshme të prindërve të Astirit për ti çuar fëmijët në shkollat larg shtëpive të tyre. Edhe ky vit shkollor e gjen Tiranën me dy turne në afro 30 shkolla dhe me një tjetër premtim te pambajtur, atë të shkollave me ushqim dhe after school./A2CNN

Lini një Përgjigje