TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Korrik 2026, 20:27

Pas 33 ditësh protesta, reagon Ambasada Amerikane; paralajmërim sigurie për qytetarët e SHBA në Shqipëri

Shkruar nga Pamfleti
Pas 33 ditësh protesta, reagon Ambasada Amerikane; paralajmërim
Ambasda e SHBA

Ambasada mesazh sigurie qytetarëve të saj...

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar për herë të parë që nga nisja e protestave qytetare, të cilat kanë vijuar për më shumë se një muaj në kryeqytet.

Në një "Security Alert" të publikuar në faqen zyrtare, Ambasada Amerikane u bën thirrje qytetarëve amerikanë që ndodhen në Shqipëri të tregojnë kujdes, duke paralajmëruar se protestat në Tiranë vijojnë dhe mund të shtrihen edhe në qytete të tjera.

Sipas njoftimit, vëmendja është përqendruar te Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", në segmentin nga Sheshi "Skënderbej" deri te Sheshi "Nënë Tereza", përfshirë zonën përpara Kryeministrisë, ku prej 33 ditësh zhvillohen tubime të përditshme.

Ambasada thekson se, megjithëse protestat shpesh nisin në mënyrë paqësore, situata mund të ndryshojë me shpejtësi.

"Demonstratat e mbrëmjes vazhdojnë përpara godinës së Kryeministrisë në Bulevardin 'Dëshmorët e Kombit'. Protesta të tjera mund të zhvillohen në ditët në vijim dhe potencialisht edhe në qytete të tjera. Edhe pse tubimet shpesh fillojnë paqësisht, situatat mund të ndryshojnë shpejt. Protestat mund të zgjerohen edhe në zona të afërta, përfshirë institucione të tjera shtetërore", thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Po ashtu, qytetarët amerikanë paralajmërohen për masa të shtuara sigurie dhe probleme në qarkullim.

"Mund të ketë prani të shtuar policore, bllokime rrugësh, devijime trafiku dhe vështirësi në qarkullim gjatë orëve para dhe gjatë protestave. Nëse ndodheni në një zonë proteste, rekomandohet të tregoni kujdes maksimal dhe të ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale", njofton Ambasada Amerikane.

Ky është reagimi i parë publik i Ambasadës së SHBA-së lidhur me protestat që po zhvillohen prej më shumë se një muaji në Tiranë, ndërsa tubimet kanë hyrë tashmë në ditën e 33-të dhe organizatorët kanë paralajmëruar vijimin e aksioneve edhe në ditët në vijim.

Njoftimi i Ambasadës së SHBA:

Vendndodhja: Në gjithë vendin; Tiranë, Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’ (nga Sheshi ‘Skënderbej’ deri te Sheshi ‘Nënë Tereza’), zona e Kryeministrisë

Koha: Në vijim / aktualisht

Ngjarja:

Demonstratat e mbrëmjes vazhdojnë përpara godinës së Kryeministrisë në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Protesta të tjera mund të zhvillohen në ditët në vijim dhe potencialisht edhe në qytete të tjera.

Edhe pse tubimet shpesh fillojnë paqësisht, situatat mund të ndryshojnë shpejt. Protestat mund të zgjerohen edhe në zona të afërta, përfshirë institucione të tjera shtetërore.

Mund të ketë prani të shtuar policore, bllokime rrugësh, devijime trafiku dhe vështirësi në qarkullim gjatë orëve para dhe gjatë protestave.

Nëse ndodheni në një zonë proteste, rekomandohet të tregoni kujdes maksimal dhe të ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale.

 

 

shba ambasada

1 Komente

  1. K
    Koment

    Ambasada amerikane ia fut kot se në bulevard s'ka pasur dhunë deri tani, ka qënë ptotestë paqësore. Plus që ambasada ka konflikt interesi me protestën, pra me revolucionin e flamingove, sepse është pikërisht projekti në Zvërnec (ku gjendet zonë natyrore e mbrojtur) ku do të ndërtojë rezort Ivanka Trump, e bija e presidentit Trump. __________________________________________Mos të harrojmë çfarë ka ndodhur në SHBA: Pas humbjes së Donald Trump në zgjedhjet e vitit 2020 ndaj Joe Biden, një turmë mbështetësish të Trump hyri me forcë në ndërtesën e Kapitolit më 6 janar 2021, ndërsa Kongresi po certifikonte rezultatin zgjedhor. Gjatë përplasjes u plagosën mbi 140 policë dhe pati disa viktima. Ashli Babbitt u qëllua për vdekje nga një oficer i Policisë së Kapitolit teksa po përpiqej të hynte në një zonë të mbrojtur. Hetimet zyrtare më vonë arritën në përfundimin se përdorimi i forcës nga oficeri ishte i ligjshëm dhe ai nuk u akuzua penalisht.Kur Trump u rikthye në presidencë në janar 2025, ai nënshkroi një urdhër që u dha falje ose lehtësim dënimi rreth 1 500 personave të akuzuar ose dënuar për ngjarjet e 6 janarit, duke përmbushur një premtim të fushatës së tij. ___________________________ Pra ambasada amerikane të shohë demokracinë amerikane që është kthyer në një perandori autokratike ku Trumpit i duket vetja si mbreti i botës. Bëri bordin privat të paqes (që deri tani s'ka bërë asgjë). Tha që do pushonte luftën Rusi-Ukrainë për 1 ditë dhe s'bëri asgjë. Por filloi luftën me Iranin dhe akoma s'e ka mbyllur. E vetja gjë ku ka pasur sukses është shtimi i pasurisë së tij dhe familjes së tij.

    Lini një Përgjigje