TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Nëntor 2025, 17:51

Pavarësia e Shqipërisë, Olsi Jazexhi: Për mua është ditë zie, do doja të jetoja në kohën e Perandorisë Osmane...

Shkruar nga Pamfleti

Pavarësia e Shqipërisë, Olsi Jazexhi: Për mua

'Historiani' otomanist, Olsi Jazexhi, doli me një deklaratë që godet themelet e vetë identitetit shqiptar. 28 Nëntorin e quajti ditë zie. Ky është pozicion që nuk buron nga historiografia, por nga një nostalgji personale që e vendos përballë çdo fakti dhe dokumenti serioz.

Deklarata u justifikua me teorinë se Shqipëria e sotme qenka një provincë e dobët e Evropës, e lodhur nga varfëria e tragjeditë. Kjo është narrativë e sajuar. Regjistrat osmanë të shekullit XIX përshkruajnë një realitet ku vilajetet shqiptare trajtoheshin si zona taksash dhe rekrutimi, pa arsim shqip, pa përfaqësim, pa autonomia. Jazexhiu e mohon këtë histori të dokumentuar për t'i hapur vend një iluzioni perandorak që nuk i përket shqiptarëve.

Pjesë nga intervista:

Jazexhi: Ju arnautët keni 28 nëntorin sot edhe edhe unë u vesha si për festë.

-Kjo festa, festa e 28 nëntorit nuk është festa jote?

Jazexhi: Jo, unë si otomanist që jam, e kam ditë zie.

-Ti je shqiptar?

Jazexhi: Jam shqiptar.

-Mirëpo fakti që ekziston një shtet shqiptar, është është një gjë që ti e mirëpret, apo jo?

Jazexhi: Është një realitet që nuk e ndryshoj dot.

-Po po ta kishe në dorë do ta ndryshoje?

Jazexhi: Po të kisha në dorë, do të preferoja që të jetoja në kohën e perandorisë Osmane, kur ne shqiptarët kishim një perandori që shtrihej nga Egjipti, në Yemen e deri në Serbi. Kurse kjo Shqipëria, e cila është një provincë e Evropës, një vend që ka kaluar gjithë ato vuajtje, tragjedi, varfëri, nuk besoj që është aq e mirë sa ajo Shqipëria otomane.

3 Komente

  1. N
    Ndekësi i juaj i rregullt

    Kam shumë respekt për ju si portal por nuk e di se pse i jepni kohë dhe hapësirë në portalin tuaj tipave të tillë që nuk di si ti quaj të rrjedhur apo shpirtshitur.Tipa të tillë nuk përçojnë asnjë vlerë dhe kulturë tek ndjekësit tuaj, përkundrazi vetëm antivlera të cilat e shtojnë numrin e tipave të tillë. Duke ju dhënë hapësirë ju i bëni të duken të vlerësuar dhe numri i tyre shtohet dhe kështu i beni nje dëm të madh kombit

    1. H
      Hajdar Suma

      Ku jeton ky mut muti, antishqiptar

    2. A
      Arbër

      Duke publikuar opinione të tilla ju nuk i shërbeni as vendit as të ardhmes sonë. E kuptojmë se ekziston liria e shtypit dhe e fjalës, por çdo gjë ka një kufi logjik dhe moral. Nëse kjo pjellë otomane që flet shqip i adhuron kaq shumë ato kohë të errëta për shqiptarët, përse nuk sikterroset të jetojë në Jemen apo Sudan e të kujtojë vitet e madhërishme të Perandorisë së tij? Ju lutemi mos publikoni të tilla shkrime që krijjnë vetëm tronditje e çoroditje… Faleminderit

      Lini një Përgjigje