Aktualitet 8 Dhjetor 2023, 13:28

Pjesë e grupit të Ervin Matës, SPAK kërkon ekstradimin e Ismail Zenelit nga Spanja 

Shkruar nga Pamfleti

Pjesë e grupit të Ervin Matës, SPAK kërkon ekstradimin e

Prokuroria e Posaçme (SPAK), ka dorëzuar në Ministrinë e Drejtësisë kërkesën për ekstradimin nga Spanja të Ismail Zenelit i arrestuar pak ditë më parë në këtë shtet.

Mësohet se kërkesa është dorëzuar të martën së bashku me vendimin e gjykatës se Posaçme që ka vendosur për të masën arrest me burg.

Zeneli është një nga personat e shpallur në kërkim nga SPAK, të grupit të Ervin Matës, ku i arrestua dhe Erzen Brecani.

Sipas SPAK, Zeneli është personi që donte të vriste vëllezërit Nela për hakmarrje pasi besonte se në vitin 2013 i kishin vrarë në sy të tij, vëllain  me emrin e ndryshuar, Xhem Krasniqi, krim që kishte ndodhur në Britaninë e Madhe.

Ndërkohë prokuroria e Posaçme e akuzon Zenelin edhe per trafik ndërkombetar të lëndëve narkotike pasi ai del i përfshirë në disa episode të trafikut të zhvilluar nga anetarët e këtij grupi.