Aktualitet20 Mars 2023, 22:13

Pse zbarkoi DEA në Shqipëri? Karamuço nxjerr blof Çuçin: Nuk ka ardhur vetëm një agjent

Shkruar nga Pamfleti

Pse zbarkoi DEA në Shqipëri? Karamuço nxjerr blof

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka kundërshtuar ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi në lidhje me DEA-n, duke u shprehur se ka ardhur një staf me agjentë dhe jo vetëm një i tillë.

I ftuar në emisionin “Top Story” në Karamuço u shpreh se DEA ka ardhur dhe është ngulur në mënyrë permanente në Shqipëri dhe me një zyrë fizike.

Ministri i Brendshëm ka garantuar se është vetëm një agjent special i DEA-s. DEA ka ardhur dhe është ngulur në mënyrë permanente në Shqipëri me një shef dhe me personel të DEA-s, jo administrativ, janë të gjitha rangjet që funksionojnë brenda një zyre. Është zyrtare, ka një zyrë, ka ardhur një agjent special në Shqipëri. Nëse Anglia di shumë për ne, edhe ne dimë shumë për Britaninë, ne i dimë problemet që kemi, edhe modelet që kemi ca kemi bërë apo kemi ofruar çdo njeriu të pashpresë në Shqipëri”, tha ai.

karamuço dea Çuçi