
Gazetari Artan Hoxha ka nxjerrë të tjera detaje nga videoja e Safet Gjicit. Ai ka publikur foto të shkëputura nga videoja, ku tregohet se brenda 13 minutash mbyllet pazari i tenderit për qentë e rrugës. Më herët ai publikoi një video të shkurtër ku pas aktit seksual, vajza kërkon të marrë një tender për të sterilizuar qentë e rrugës.
Kisha dëgjuar kryeministrin, të fliste për efekshmërinë, shpejtësinë dhe rendimentin e lartë të administratës së tij, por nuk e kisha besuar.
Por si ka thënë Sali Berisha, “Mendimi evolon”.
Tashmë jam i bindur me zë dhe figurë se “Padishau” ynë ka të drejtë.
Administrata në Kukës duket flakë fare, “shpejtësi skëterrë, efikasitet maksimal, rendiment apsolut”…
Shikojeni në fotot e mëposhtme kronologjinë e plotë, se si një qytetare krejt e paverifikuar, kush është dhe çfarë përfaqëson, brenda 13 minutash, hyn në bashkinë e Kuksit, “përdhunon” kryetarin në zyrën e vet, rregullon aferën për projektin e kastrimit dhe sterilizimit të qenve të rrugës, plotëson dokumentacionin në zyrën e nënkryetarit, dhe ikën në hallin e vet….
Foto 1)- 15:59:30
Fillon “procedura” në zyrën e kryebashkiakut.

Foto 2)- 16:03:44
Mbaron me sukses “procedura”.

Foto 3)- 16:04:28
Nis biseda për projektin e qenve..

Foto 4)- 16:06:47
Mbyllet biseda për projektin e qenve rrugaçe, thirret në zyrën e kryetarit, nënkryetari për të ndjekur hapat ligjorë për projektin e qenve.

Foto 5)-16:11:08,
Vajza shkon në zyrën e nënkryetarit të bashkisë dhe merr udhëzimet për dokumentët që duhen për projektin.

Foto 6)-16:11:18,
Vajza mbaron me nënkryetarin, dorëzon letrat dhe vendos kontaktin direkt me të.

Foto 7)-16:11:42,
Vajza del nga bashkia Kukës pasi ka mbyllur praktikisht një projekt që do financohet nga banorët e Kukësit.

Foto 8)-16:13:04,
Vajza ndez makinën dhe para se të niset, dëgjohet një e lehur qeni, të cilin e ka në sediljen e parë të makinës…

Foto 9)- Dielli do të lindë sërish, jeta vazhdon.
Dëgjohemi në skandalin e radhës…
Lini një Përgjigje