TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Korrik 2025, 16:36

“Raiffeisen Bank” heshtje totale, policia reagon për skemën mashtruese me SMS; si hakerët po zhvatin llogaritë e qytetarëve

Shkruar nga Pamfleti

“Raiffeisen Bank” heshtje totale, policia reagon për

Skandali është se vetë Banka nuk ka bërë asnjë reagim. Ajo duhet të jetë e para që të njoftojë qytetarët...

Me dhjetëra qytetarë ne vend, kanë rënë pre e një skeme mashtruese ditët e fundit. Atyre u është dërguar një SMS në telefon, ku pretendohet se është nga banka “Raiffeisen”.

Në SMS u dërgohet një link dhe u kërkohet të klikojnë për të përditësuar të dhënat. Por e gjitha ka qenë skemë hakerimi, pasi kushdo që e ka klikuar dhe ka pasur të instaluar "Raiffeisen On”, u janë marrë para nga llogaria.

“Raiffeisen Bank” heshtje totale, policia reagon për

Por skandali është se vetë Banka nuk ka bërë asnjë reagim. Ajo duhet të jetë e para që të njoftojë qytetarët dhe tu bëjë me dije se nuk duhet të klikohet një link i tillë dhe se nuk janë ata që po dërgojnë këto mesazhe. Pavarësisht se shumë qytetarë kanë dhënë alarmin në rrjetet sociale dhe media, sërish banka austriake “fle”.

Ndërkohë është kujtuar Policia e Shtetit, e cila fton qytetarët që të bëjnë kujdes dhe të mos klikojnë asnjëherë linqe që mund tu vijnë me SMS, pasi bankat nuk dërgojnë asnjëherë SMS të tilla.

Reagimi i policisë

Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit dëshiron të informojë opinionin publik lidhur me një skemë mashtruese që po qarkullon së fundi, përmes mesazheve SMS dhe aplikacioneve të komunikimit elektronik.

Shtetas ende të paidentifikuar po dërgojnë mesazhe që përmbajnë linke të rreme, me pretendimin se është i nevojshëm përditësimi i të dhënave bankare ose verifikimi i llogarisë së qytetarëve. Pasi qytetarët klikojnë mbi këto linke dhe japin të dhënat e tyre personale apo bankare, autorët e këtyre veprimeve arrijnë të aksesojnë llogaritë bankare dhe në shumë raste, kanë realizuar vjedhjen e shumave të konsiderueshme monetare.

Policia e Shtetit thekson se asnjë institucion bankar apo shtetëror nuk kërkon përmes SMS-ve apo linkeve të dyshimta dërgimin e të dhënave sensitive, si numrat e kartave bankare, kodet PIN apo kredencialet e tjera të sigurisë.

Për këtë arsye, iu bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve:

Të mos klikojnë në asnjë link të dërguar nga burime të panjohura;

Të mos japin të dhënat e tyre personale apo bankare në forma të dyshimta online;

Të verifikojnë çdo informacion të tillë drejtpërdrejt me institucionin përkatës (bankë apo agjenci shtetërore);

Të raportojnë menjëherë çdo rast të dyshuar pranë strukturave të hetimit të krimit kibernetik në Policinë e Shtetit.

Policia e Shtetit vijon të ndjekë me prioritet këto raste dhe po bashkëpunon ngushtë me institucionet financiare dhe partnerët, për identifikimin dhe ndjekjen penale të autorëve.

Respektoni sigurinë tuaj digjitale!

Mos ndani të dhëna personale me burime të pasigurta!

Lini një Përgjigje