TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Korrik 2025, 10:52

SPAK e kaloi për gjykim, caktohet gyqtarja që do të shqyrtojë dosjen e ish-deputetit Jurgis Çyrbja

Shkruar nga Pamfleti

SPAK e kaloi për gjykim, caktohet gyqtarja që do të

GJKKO ka hedhur ditën e sotme shortin elektronik për shqyrtimin e dosjes ndaj ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja dhe dy bashkëpunëtorëve të tij, Ahmet Masha dhe Altin Hajri.

Nga shorti është caktuar gjyqtarja Etleva Deda, e cila do të shqyrtojë çështjen e referuar nga Prokuroria e Posaçme.

Pak ditë më parë, SPAK përfundoi hetimet dhe dërgoi dosjen në Gjykatën e Posaçme, duke kërkuar kalimin e saj për gjykim.

Prokurori Adnan Xholi ka ngritur tre akuza ndaj të pandehurve: “Tregim i sekretit shtetëror nga shtetasit, kryer më shumë se një herë”, “Përkrahje e autorit të krimit” dhe “Korrupsion pasiv në zgjedhje”.

Ndërkohë, prokuroria ka vendosur ndarjen e dosjes në fraksione, me qëllim identifikimin e funksionarëve të tjerë publikë që dyshohet se kanë ndihmuar ish-deputetin në marrjen dhe shpërndarjen e informacioneve të klasifikuara si sekret shtetëror.

caktohet gyqtarja dosjen e ish-deputetit jurgis Çyrbja

Lini një Përgjigje