TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Dhjetor 2025, 14:22

SPAK propozoi si drejtor të "FBI-së" shqiptare, KLP mblidhet nesër për votimin e Joni Ketës

Shkruar nga Pamfleti
SPAK propozoi si drejtor të "FBI-së" shqiptare, KLP mblidhet
Joni Keta

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të mblidhet më 9 Dhjetor në orën 11:00 për të votuar Joni Ketën në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Aktualisht Joni Keta mban postin e zv.drejtorit të Byrosë dhe u propozua si drejtues në finale të një procesi që zgjati disa muaj.

Në garë për drejtimin e strukturës që ndihmon SPAK në hetime ishin 7 kandidatë, përfshirë zyrtarë të lartë policie, por edhe prokurorë.

Në mandatin e parë 5 vjeçar struktura e pagëzuar si “FBI-ja shqiptare” u drejtua nga Aida Hajnaj.

SPAK propozoi si drejtor të "FBI-së" shqiptare, KLP mblidhet

klp mblidhet nesër për votimin e joni ketës spak-bkh

Lini një Përgjigje