TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Nëntor 2025, 22:50

SPAK thërret Berishën për “21 Janarin”, Ngjela: Të gjithë këtë ditë kanë pritur, u vranë 4 persona

Shkruar nga Pamfleti

SPAK thërret Berishën për “21 Janarin”, Ngjela:

Avokati dhe analisti politik, Spartak Ngjela, përgjatë një interviste për RTSH-24, ka komentuar  lajmin se SPAK i ka dërguar fletëthirrje ish-Kryeministrit, Sali Berisha për të dëshmuar, lidhur me ngjarjen tragjike të 21 Janarit 2011, ku humbën jetën katër protestues.

Ngjela e cilësoi ngjarjen e 21 Janarit si “një turp të madh kombëtar” për Shqipërinë, duke theksuar se në asnjë vend demokratik perëndimor nuk qëllohen protestuesit me automatik nga selia e kryeministrisë.

Ku ndodh një ngjarje e tillë në Perëndim? Ku ndodh në demokraci? Ku ndodh që të qëllosh protestuesit me automatik nga selia e kryeministrisë? Revolta popullore nuk qëllohet me plumba”, tha Ngjela.

Lidhur me qëndrimin e ish-Kryeministrit për t’u paraqitur në SPAK, Ngjela ishte i prerë, duke theksuar se askush nuk është mbi ligjin.

Nuk e di se ç’do të ndodhë për këtë, por ligji është i qartë. Nëse Berisha refuzon të paraqitet në SPAK, ligji e thotë qartë se merret edhe me forcë të japë dëshminë”, nënvizoi avokati.

Ai theksoi se të gjithë qytetarët e kanë shpresën te SPAK, jo vetëm për këtë çështje, por edhe për luftën kundër krimit të organizuar, duke kujtuar se SPAK drejtohet nën mbikëqyrjen e aleatëve ndërkombëtarë.

Ngjela vuri në dukje ndikimin e Reformës në Drejtësi dhe punën e SPAK-ut, duke përmendur se kurrë më parë në Shqipëri nuk ka ndodhur që profile të larta, duke përfshirë zëvendëskryeministra, ministra dhe kryetarë bashkish, të jenë nën akuza.

Të gjitha elitat dhe qytetarët këtë kanë pritur. Ajo ditë (21 Janari) ishte një gjëmë e madhe për Shqipërinë. Kjo duhet zbardhur”, përfundoi Ngjela.

2 Komente

  1. F
    Fasĺli Zyba

    Këto i di dhe bufi, po pse nuk flet Ina Rama? Kush e pengoj të bënte detyrën, pse nuk e hap buçen? Pas vrasësve kjo është e dyta që duhet të përgjigjet o avokat. Për këtë na fol, se ato që thua ti i di dhe miu

    1. A
      Amarku

      Pse ta hapi gojen,kur e morì te pandehur,saliu i tha lavire dmth i beri presion ne ate kohe,por sot kane ndryshuar gjerat kundrejt sistemit drejtesise,mundohu ta kuptosh shoku.

    Lini një Përgjigje