
Gjatë ditës së sotme, e diel 7 shtator, Shqipëria do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura dhe kryesisht në relievet malore në lindje si dhe zonën e jugut. Në relievet malore të zonës së jugut dhe verilindje nga orët e mesditës deri ato të pasdites reshje shiu të herëpashershme, afatshkurtra dhe të dobëta.
Në relievet e larta malore të zonës së jugut, qarqet Vlorë dhe Gjirokastër, reshjet e shiut në periudha tepër afatshkurtra do të jenë në formën e shtrëngatave.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s.
Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.


Lini një Përgjigje