TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Shkurt 2026, 13:48

U sulmua nga dy të rinj në Vlorë, avokati Cakrani: Autorët më ofenduan, unë iu përgjigja

Shkruar nga Pamfleti
U sulmua nga dy të rinj në Vlorë, avokati Cakrani: Autorët
Avokati Kujtim Cakrani

Avokati Kujtim Cakrani ka folur këtë të enjte në emisionin “Shqipëria Live” lidhur me incidentin e rëndë të ndodhur në Vlorë, ku u dhunua nga dy persona dhe u plagos me thikë në pjesën e pasme të kokës.

Cakrani deklaroi se nuk kishte njohje të mëparshme me autorët e dyshuar dhe se ngjarja nisi pas një debati verbal në një pikë karburanti, në dalje të qytetit.

“Ka ndodhur në dalje të Vlorës, për 60 sekonda. Po furnizohesha me karburant, ndërkohë në krahun tim afrohet një makinë që nuk kishte mundësi të kalonte dhe filluan të më provokojnë që keni zënë rrugën etj. U thashë prisni në radhë dhe ata përdorën një gjuhë fyese, që unë ia ktheva, më pas ata dolën nga makina të dy dhe njëri me goditi me thikë nga pas. Nuk i njihja, nuk kam konflikte me askënd”, u shpreh ai.

Sipas deklarimit të tij, i gjithë incidenti ka ndodhur brenda një kohe shumë të shkurtër, ndërsa motivi lidhet me një konflikt të çastit për shkak të radhës në pikën e furnizimit me karburant.

 

Lini një Përgjigje