
Gjykata e Strasburgut në vendimin për Aleks Nikën, thotë se ka dy shkelje në këtë çështje: Vrasja dhe më pas moszbardhja e vrasjes! Në vendimin e kësaj gjykate theksohet se shteti ka përgjegjësi për vrasjen e Aleks Nikës, ndërsa fajtori duhet të dënohet.
Ish-deputeti Spartak Braho i ftuar në emisionin “Frontline” në Report Tv u shpreh se ai e interpreton vendimin e Strasburgut si orientim për të rihetuar çështjen e 21 janarit.
“Ku flet Strasburgu flet Zoti, që do të thotë se i tëri ai proces duhet të rihetohet. Përgjegjësit e asaj masakre duhet të rihetohen e thotë dhe dokumenti. I referohet termit shtet shteti në atë kohë ishte presidenti dhe qeveria. Presidenti Bamir Topi kryeministër Sali Berisha. Garda ishte institucion që ruante objektin e rëndësisë së veçantë që ishte kryeministria. Siç thotë dhe vendimi, armët janë përdorur në kapërcim të mbrojtjes së nevojshme. S’mund të përdoren kur s’ka turmë të armatosur.
Andrea Prendi ka urdhëruar për qitje që janë shkaku kryesor që u vranë katër demonstrues. U bënë hetime por çuditërisht ndodhën disa ndërhyrje gjatë hetimeve, prishën provat fshirja e serverit, ndërrimi i gjilpërës së armëve dhe kur prokurorja e asaj kohe zonja Rama urdhëroi që gardistët të pyeteshin ata nuk shkuan fare me urdhër të kryeministrit dhe zotit Prendi. Kjo ngjarje që një dëshmi e qartë e organizimit të një përgjakjeje të një treguesi gjakësor të pushtetit të asaj kohe të institucioneve. Hetimi nuk arriti të gjejë fajtorët e vërtetë. Ky është shën Strasburgu. Kjo është masakër që duhet hetuar. I tërë orientimi është për një rihetim të plotë të çështjes”, tha ai.
Sipas Brahos brenda këtij viti SPAK do ta rihapë hetimin për këtë çështje për të cilën thotë se përgjegjësi kryesore ka Sali Berisha. Thirrja e Brahos për SPAK është që të ngarkojë specialistë të mirë për të hetuar këtë çështje pasi sipas tij shumë prova janë manipuluar.
“Thirrja ime është që SPAK të ngarkojë ca specialistë të mirë në këtë çështje sepse mjaft prova janë manipuluar.
SPAK e ka mundësinë që ta hapë këtë çështje. Mendoj se fajtori kryesor në këtë çështje është Sali Berisha në valle të kësaj pune, ai duhet të përgjigjet i pari. Ishte këmgëngulja e familjarëve e një zonje e cila nuk la derë pa trokitur por që e çoi çështjen deri atje ku duhet dhe e keqja doli. Drejtësia vonon por nuk harron. Dhe në këtë mes çdo gjë ka ardhur atje ku duhet të vinte. Thirrja ime është që SPAK të ngarkojë ca specialistë të mirë në këtë çështje sepse mjaft prova janë manipuluar.
Besoj brenda këtij viti fillon hetimi. Pastaj ka nevojë për një hetim mjaft të thelluar se mund të thotë Saliu s’kam unë përgjegjësi për vrasjet është trembur. Ka përgjegjësi. Përgjegjësi si kryeministër. Komandanti i gardës po të jetë burrë thotë ai më dha urdhër të godas. E ka thënë dikur Prendi që ai më tha godit qëllo. SPAK është i detyruar të zbatojë vendimin e gjykatë së Strasburgut, shpresojmë që këtë radhë drejtësia të vihet në vend”, tha Braho.
Lini një Përgjigje