
Një 33 vjeçar shqiptar i ka dhënë fund jetës në Hamburg të Gjermanisë, ku jetonte dhe punonte.
Vonesat në shlyerjen e pagave nga pronari, thuhet te ketë qenë shkaku që i riu Dritan Lalaj, nga Frakulla e Vogël në Fier, e kanë detyruar të ndërmarrë katin e rëndë për jetën.
Lajmin e hidhur babai i tij Fitim Lalaj, e mori nga media. I tronditur për humbjen e djalit të vetëm, i moshuari tregon mes lotësh, se telefonata e fundit me të birin ishte tre ditë më pare.
Mes sëmundjes dhe kushteve të vështira ekonomike babai i 33- vjeçarit apelon për ndihmë për ti kthyer trupin e djalit.
I afërmi Mezin Kacaku, pohon se për kthimin e trupit duhen 25.000 euro, shumë për të cilën shqiptarët në Hamburg janë solidarizuar ta mbledhin shpejt, ndërsa thekson se edhe banorët e zonës do japin kontributin e tyre.
33-vjeçari u gjet pajetë nga policia gjermane në banesën e tij në qytetin e Hamburgut, më 1 nëntor.
Aktin për t’i dhënë fund jetës i riu e kishte paralajmëruar, dy javë më parë pasi sipas të afërmve, i kishte shkruar një letër kushëririt të tij dy javë më parë ku i bënte të ditur se do të largohej nga kjo botë.
Lini një Përgjigje