TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet31 Korrik 2025, 15:58

Vjedhjet online, drejtoresha për hetimin e krimeve kibernetike apel qytetarëve: Kujdes çfarë klikoni 

Shkruar nga Pamfleti

Vjedhjet online, drejtoresha për hetimin e krimeve kibernetike apel
Drejtoresha për hetimin e krimeve kibernetike, Ervina Gjana, tregoi cila është vepra penale më e shpeshtë që hasin në punën e tyre. 

Ajo deklaroi se qytetarët duhet të kenë kujdes se çfarë klikojnë dhe të mos hapin mesazhe nga profile apo numra të panjohur.  

“Falsifikimi kompjuterik dhe ndërhyrjet në të dhënat kompjuterike, që lidhen me keqpërdorimin e të dhënave të qytetarëve, sidomos për t’i përdorur për rrjetet sociale. Por, këtë vit kemi bërë të mundur uljen e veprave penale, sepse kemi ofruar asistencë teknike për zgjidhjen e këtyre rasteve. 

Qytetarët duhet të kujdesen çfarë klikojnë, në çdo mesazh që u vjen, të kujdesen për mesazhet që janë attach, duke besuar se janë mesazhe që vijnë nga banka, japin të dhënat bankare, duke rënë pre e mashtrimeve dhe vjedhjeve“, tha ajo për gazetaren Anila Hoxha. 

Lini një Përgjigje