TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Korrik 2026, 09:59

Vrau fqinjin për të marrë hakun e babait, përfiton nga amnistia Florian Pervathi

Shkruar nga Pamfleti
Vrau fqinjin për të marrë hakun e babait, përfiton nga
Vrau fqinjin për të marrë hakun e babait, përfiton nga amnistia Florian Pervathi

Florian Pervathi, i dënuar me 8 vite burg për vrasjen e Lek Lekgjonajt, ka përfituar nga amnistia.

Pervathi u dënua në vitin 2022 për vrasjen e Lek Lekgjonajt, ngjarje e ndodhur më 24 janar të atij viti në Lezhë. Sipas dosjes hetimore, krimi u krye në kuadër të një konflikti të vjetër mes dy familjeve, të lidhur me gjakmarrjen.

Historia e konfliktit daton në vitin 2009, kur Gjon Pervathi, babai i Florianit, u vra. Për këtë ngjarje u akuzua dhe më pas u dënua Ndue Lekgjonaj, vëllai i viktimës së vitit 2022, Lek Lekgjonajt.

Pas vrasjes së bashkëshortit, nëna e Florian Pervathit i dha fund jetës duke konsumuar fotoksinë, duke e lënë atë jetim në moshën 4-vjeçare.

Sipas të dhënave të bëra publike gjatë hetimeve dhe procesit gjyqësor, Florian Pervathi u rrit me bindjen se duhej të hakmerrej për vrasjen e të atit. Më 24 janar 2022, ai ekzekutoi Lek Lekgjonajn, duke e konsideruar ngjarjen si hakmarrje për konfliktin e hershëm mes familjeve.

Pas vuajtjes së një pjese të dënimit, Florian Pervathi ka përfituar nga ligji për amnistinë, duke u liruar nga burgu.

 

vrau fqinjin përfiton nga amnistia florian pervathi

Lini një Përgjigje