TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Gusht 2025, 08:53

Zjarret në Kukës dhe Tropojë, shuhen plotësisht vatrat aktive

Shkruar nga Pamfleti

Zjarret në Kukës dhe Tropojë, shuhen plotësisht vatrat

Në qarkun e Kukësit deri më tani nuk është raportuar për rënie të reja zjarresh. Vatra e zjarrit e cila u shfaq pasditen e djeshme në sipërfaqet pyjore të fshatit Bele, pjesë e Parkut Kombëtar “Korab-Koretnik”, është izoluar plotësisht.

Sipas Prefekturës, zjarri është vënë nën kontroll dhe po mbahet nën monitorim nga strukturat e bashkisë për të garantuar shuarjen e tij të plotë. Për izolimin e flakëve u angazhuan dhjetëra punonjës të shërbimit zjarrfikës, ekipe të emergjencave civile të bashkisë Kukës, si edhe punonjës të zonave të mbrojtura.

Banorët e zonës kontribuuan gjithashtu në frenimin e përhapjes së zjarrit. Në bashkitë Tropojë dhe Has nuk janë raportuar problematika emergjente. Vetëm gjatë kësaj jave në qarkun e Kukësit janë evidentuar tre raste zjarresh, të cilat tashmë janë shuar.

Lini një Përgjigje