TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia28 Shkurt 2026, 11:50

Elgerti Bixha, përfaqësuesi i Gys Agasit nën hetim nga SPAK; ''Labi'' ortak me Ismailajt e ALB-STAR në betonizimin e Manastirit

Shkruar nga Pamfleti

Elgerti Bixha, përfaqësuesi i Gys Agasit nën hetim nga SPAK;

Vëllezërit Bixha nën hetim nga SPAK, Elgert dhe Edvin Bixha përfaqëson interesat e Ergys Agasit dhe grupit të tij

Një episod i dokumentuar në dosjen e SPAK, të administruar nga BKH, hedh dritë mbi mënyrën se si Ergys Agasi ka vepruar për të ushtruar ndikim në vendimmarrjen shtetërore, duke përdorur persona të besuar dhe duke ndërhyrë në procese strategjike. Por prapa skemës së tij, qëndron një rrjet i tërë personazhesh që kanë përfituar klientelistisht nga pasuria publike, nga tenderët e AKSHI-t deri te vendburimet e naftës në Patos.

Në qendër të këtij rrjeti janë vëllezërit Elgerti dhe Edvin Bixha, tashmë nën hetim nga SPAK. Por fokusi i hetimeve dhe i këtij artikulli është ortakëria e Elgert Bixhës me Idajet Ismailajn, një nga emrat që qëndron pas projektit kontrovers të "Manastiri Resort" në Gjirin e Manastirit.

Kush është "Labi" që Agasi donte të emëronte me çdo kusht

Në mesazhet e sekuestruara nga SPAK, Ergys Agasi flet për një person me nofkën "Labi", të identifikuar tashmë si Elgert Bixha, të cilin ai synonte ta emëronte administrator në një shoqëri private që kishte fituar një koncesion nga ministria e drejtuar në atë kohë nga Damian Gjiknuri.

Biseda është e vitit 2019 dhe është analizuar nga SPAK për të ilustruar "modus operandi"-n e Ergys Agasit, i cili flet për një situatë ku, sipas dosjes, ish-ministri Damian Gjiknuri i Infrastrukturës dhe Energjisë ishte bërë pengesë për realizimin e përfitimeve të paligjshme dhe manipulimin e tenderave.

Në mesazhin e datës 06.03.2019, ora 21:54:43, Ergys Agasi shprehet: "Do ja q* robt do fusim çunat…."**, frazë që, sipas SPAK, nënkupton përdorimin e forcës dhe lidhjeve me persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore për të "hequr" pengesat administrative. Gjiknuri, sipas dosjes, nuk e ka realizuar këtë emërim.

Sot, Elgerti Bixha rezulton të jetë një nga personat e besuar të Ergys Agasit, duke përfaqësuar interesat e tij dhe të grupit në disa biznese strategjike.

Elgerti Bixha, përfaqësuesi i Gys Agasit nën hetim nga SPAK;
Faksimile nga dosja e SPAK/

ECOCLEAN, kur klientelizmi të bën pronar nafte

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit, Elgerti Bixha rezulton administrator dhe aksioner i shoqërisë "ECOCLEAN" (ish "Albdrilling Green"), një kompani e regjistruar si Shoqëri Aksionare që prej 29 majit 2015 me seli në Fier.

Por ajo që bie në sy është ortakëria e kësaj kompanie. Elgerti Bixha zotëron 50% të aksioneve, ndërsa 50% të tjerë janë në pronësi të shoqërisë "ALB-STAR", e njëjta kompani e Idajet Ismailajt që po ndërton kompleksin turistik "Manastiri Resort" në Gjirin e Manastirit.

Veprimtaria e "ECOCLEAN" nuk është çfarëdo. Kompania operon në industrinë e naftës, gazit dhe minerareve, duke përfshirë studime, projektime, kërkime, zbulime, nxjerrje dhe zhvillime të vendburimeve. Sipas burimeve, "ECOCLEAN" zotëron vendburime nafte në Patos, të përfituara në mënyrë klienteliste.

Elgerti Bixha, përfaqësuesi i Gys Agasit nën hetim nga SPAK;

Administrimi i mbetjeve të rrezikshme

Por veprimtaria e "ECOCLEAN" nuk ndalet me kaq. Sipas ekstraktit të QKB-së, kompania merret edhe me "administrimin e mbetjeve të rrezikshme, grumbullimin, transportin, ruajtjen e përkohshme, përpunimin, trajtimin, asgjësimin e mbetjeve të rrezikshme, importimin dhe eksportimin e tyre."

Pra, e njëjta kompani që zotëron vendburime nafte, kontrollon edhe trajtimin e mbetjeve të rrezikshme, duke krijuar një monopol të plotë vertikal në një sektor tepër të ndjeshëm dhe fitimprurës, gjithmonë nëpërmjet përfaqësimit të interesave të grupit të Ergys Agasit.

Edvin Bixha dhe lidhjet e forta në Kadastër dhe IMT, kartel kompanish nga Vlora në Krujë

Edvin Bixha me lidhje te forta ne ashk dhe IMT, dora e Gys Agasit
Ndërkohë, vëllai i tij, Edvin Bixha, rezulton ortak/aksioner në të paktën 5 kompani, kryesisht në sektorin e rent a car dhe shërbimeve:

"Daily Rent Albania" në Krujë

"Rent+" në Sarandë

"EDAL 22" në Aeroportin e Rinasit

"B Marine" në Sarandë, agjenci e shërbimeve detare

"free TAXI" në Tiranë

Edvin Bixha ka lidhje shumë të forta në IMT dhe ASHK, ku së bashku me kunatin e Ergys Agasit, Klesti Cela kanë drejtuar operacioneve në dëm të rivalëve në biznes dhe jo vetëm.

Këto kompani, të shpërndara në të gjithë vendin, dyshohet se shërbejnë si një rrjet për të legitimuar para dhe për të krijuar një infrastrukturë logjistike në shërbim të aktiviteteve të tjera, gjithmonë në funksion të grupit që ai përfaqëson.

Gjiri i Manastirit, aty ku takohen dy interesat e fuqishme

Ortakëria mes Elgert Bixhës dhe Idajet Ismailajt në "ECOCLEAN" nxjerr në pah një realitet shqetësues për Gjirin e Manastirit. Burime të afërta me hetimet tregojnë se pas këtij projekti qëndrojnë dy grupe interesi të fuqishme:

Nga njëra anë, "ALB-STAR" e Idajet Ismailajt dyshohet se përfaqëson interesat e një personi me pushtet absolut, atyre që vendosin fatin e territoreve dhe të pasurive publike, lidhje familjare e Edi Ramës. Nga ana tjetër, Elgerti Bixha përfaqëson interesat e Ergys Agasit dhe grupit të tij, të njëjtit grup që dosja e SPAK i përshkruan si të aftë të përdorin forcën dhe kërcënimet për të realizuar planet e tyre.

Projekti "Manastiri Resort" ka marrë statusin e investimit strategjik në fund të vitit 2021, me vendim të Komitetit të Investimeve Strategjike të drejtuar nga Kryeministri Edi Rama. Vetëm një vit më parë, sipërfaqja ndërtimore e kompleksit u rrit ndjeshëm në 45.3 mijë metra katrorë, nga 27.3 mijë metra katrorë që ishte në lejen origjinale.

Ndërkohë, ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro e cilësoi zonën e shkëputur nga Parku i Butrintit si një "pikëz të vogël". Sot, ajo "pikëz e vogël" është shndërruar në një masiv vilash betoni, duke bllokuar aksesin publik në një nga gjiret më të bukura të Rivierës Shqiptare, ndërsa pas këtij projekti qëndrojnë dy grupet më të fuqishme të interest në vend. /Pamfleti

elgerti bixha edvin ergys agasi manastiri ismailaj alb-star

1 Komente

  1. J
    Johnny

    Bazen e kishte te equos rezort Ergysi aty venin faleshin te gjithe k linte ministrat te prisnin te dera. Alibeaj Equos e dine gjithe bota qe ja dha Ergys Agasit si pazar per te shpetuar nga drejtesia. Po si perfundim e hengren te dy. Ashtu si dhe Top Channel e dine te gjithe u ul beri pazarin me Ergys Agasin qe mos ti mbyllej televizioni.

    Lini një Përgjigje