TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 2 Shtator 2024, 19:26

Si ia financoi Andrea Kalemi Mirela Kumbaros, fushatat për deputete më 2017 e 2021 në Memaliaj

Shkruar nga Pamfleti

Si ia financoi Andrea Kalemi Mirela Kumbaros, fushatat për deputete më

Ndërsa në Gjirokastër, si “të fortë”, Mirela Kumbaro ka pasur dhe ka trafikantin Sokol Feruni; prej 11 vitesh drejtor i spitalit, drejtor i OSHEE e aktualisht, drejtor i Transportit Rrugor; ndërsa sëbashku, kanë ndërtuar në ortakëri hotelin “Fantasy” në majë të Kalasë së Gjirokastrës, me leje të dhënë nga Mirela Kumbaro kur ishte Ministre e  Kulturës...

Kur eksponentët dhe grupet e krimit të organizuar, mbështeten nga pushteti me licenca, pasuri e fonde shtetërore dhe me garanci paprekshmërie nga policia e ndikim te drejtësia, kriminelët u shërbejnë pushtetarëve për grumbullim votash dhe bëhen palë interesash reciproke.

Rast tipik i kësaj lidhjeve e shkëmbimi interesash prej 8 vitesh, është trafikanti, vrasësi e pastruesi i parave të krimit, Andrea alias Adriatik Kalemi, me ministren e Turizëm-Mjedisit, Mirela Kumbaro, deputete e Qarkut të Gjirokastrës që përfaqëson zonën e Memaliajt.

Andrea Kalemi u arrestua nga forcat RENEA, në aksionin e datës 28 gusht në shtëpinë e tij në Memaliaj, madje ishte në kërkim dhe nga drejtësia e Belgjikës, për vrasjen e dy tepelenasve me mbiemrin “Çaçi”, për rivalitet në trafikun e drogës, të femrave e aktivitetit të prostitucionit.

Ministrja Mirela Kumbaro, kishte dijeni për aktivitetin kriminal të Andrea Kalemit, madje dhe nga burimet policore e drejtues lokal të PS, por ajo zgjodhi të bashkëpunonte me të e grupin “Kalemi”, për grumbullimin e votave në territorin e Bashkisë-Memaliaj.

Në grupin për votat e Kumbaros, ai ka pasur nipin Aleaksandër Sadikaj, pronar i fermës “Sanços” në Memaliaj, i vrarë më 11 qershor 2022 me atentat te zona e TEG-ut në Tiranë, i vërtetuar si trafikant droge e për disa vrasje.

Por dhe djalin e xhaxhait, trafikantin e drogës e femrave, Julian Kalemi, i arrestuar bashkë me Andrea Kalemin më 28 gusht 2024 në Memaliaj, ngaqë mbante të fshehur në banesë, të shumë-kërkuarin Andrew Bode për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa.

Këta kontigjente kriminale, nën hetim intensiv nga drejtësia e në kërkim ndërkombëtar, ministrja Mirela Kumbaro i bëri pjesë të shtabit elektoral, duke i ofruar si financues të fushatës dhe “të fortë” të zonës, që i grumbullonin votat për deputetë e për PS në Memaliaj.

Ajo ndërmjetësonte për përjashtime tatimore, të bizneseve të tyre si; ferma “Sanço”, “Bujtina Vjosa”, disa bar-kafe-restorante e hotele në Memaliaj, Gjirokastër, Sarandë e Tiranë.

Madje, sipas të dhënave zyrtare, u janë dhënë rimbursime pagash të nxitjes së punësimit, për gjoja punësime të rinjsh; ndërsa e shoqëruar nga kamerat, Mirela Kumbaro ka vizituar e promovuar dy resortet, duke i quajtur investime me të ardhurat nga puna në emigracion.

Si ia financoi Andrea Kalemi Mirela Kumbaros, fushatat për deputete më

Me ndërhyrjen e Mirela Kumbaros në vitin 2017 te Bashkia e Memaliajt që drejtohej nga PS; Andrea Kalemit, nuk iu hoq tenderi i pastrimit të qytetit e  iu bë 8.8 milionë lekë shtesë kontrate.

Ndërsa në Gjirokastër, si “bankomatë e të fortë” të zonës, Mirela Kumbaro ka patur dhe ka trafikantin Sokol Feruni; prej 11 vitesh drejtor i spitalit, drejtor i OSHEE e aktualisht drejtor i Transportit Rrugor; ndërsa sëbashku, kanë ndërtuar e kanë në ortakëri hotelin “Fantasy” në majë të Kalasë Gjirokastër, me leje të dhënë prej saj kur ishte Ministre e Kulturës./Pamfleti

andrea kalemi mirela kumbaro

Lini një Përgjigje