Bota 1 Tetor 2023, 10:00

Sulm kamikaz pranë parlamentit në Turqi, plagosen dy policë

Shkruar nga Pamfleti

Sulm kamikaz pranë parlamentit në Turqi, plagosen dy policë

Një shpërthim pranë parlamentit të Turqisë në Ankara ishte një sulm terrorist që la të plagosur dy policë, tha ministri i brendshëm.

Ministri i Brendshëm i Turqisë tha se si pasojë e shpërthimit janë plagosur dy policë.

Ministri Ali Yerlikaya tha se një prej autorëve humbi jetën në shpërthim ndërsa terroristi tjetër është neutralizuar nga forcat e sigurisë.

Mësohet se në zonën ku ndodhi ngjarja janë të vendosura një sërë ministrish turke.

Sulmi ndodhi në ditën kur në Turqi nis sesioni i ri parlamentar dhe presidenti Rexhep Taip Erdogan do ti drejtohej ligjvënësve me fjalën e tij. Sakaq, pas shpërthimit masat e sigurisë janë forcuar rreth ndërtesës së parlamentit dhe godinës së Ministrisë së Brendshme.

turqi sulm terrorist në ankara