TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota22 Shtator 2023, 16:09

Anëtarësimi i Ukrainës në BE, Borrell: Nuk është e lehtë, Kievit i duhet të vazhdojë reformat e para luftës

Shkruar nga Pamfleti

Anëtarësimi i Ukrainës në BE, Borrell: Nuk është e

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, gjatë një interviste ‘The Guardian’ tha se hyrja e Ukrainës në BE nuk është e lehtë, për shkak se asaj iu desh të bënte shumë reforma para luftës dhe të tilla do të duhet t’i vazhdojë dhe pas saj.

"Të gjithë e dinë se do të jetë e vështirë, sepse Ukraina, para së gjithash, është në luftë dhe po shkatërrohet, fjalë për fjalë. Së dyti, asaj iu desh të bënte shumë reforma tashmë para luftës. Dhe së treti, tani Ukraina, si një anëtare e Bashkimit Evropian, tani do të ishte i vetmi vend që do të përfitonte neto”, tha Borrell.

Ai shtoi se Ukrainës dhe BE-së do u duhet të ndërmarrin një proçes të gjatë reformash, ku përfshihet edhe përdorimi më i madh i votimit të shumicës së cilësuar në takimet evropiane. Ai theksoi Ukraina tashmë ka krijuar një dinamikë të re.

Prandaj, Ukraina dhe BE-ja, vuri në dukje ai, do të duhet të ndërmarrin një proces të gjatë reformash, duke përfshirë përdorimin më të madh të votimit të shumicës së cilësuar në takimet evropiane. Në çdo rast, pranimi i Ukrainës do të thotë fundi i 'siestës' për zgjerimin e BE-së. Për vite e vite ka pasur një lloj ngërçi dhe asgjë nuk ka ndodhur. Ukraina ka krijuar një dinamikë të re", tha Borrell.

borrell ukraina

Lini një Përgjigje