TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota31 Mars 2023, 16:01

Biden injoron akuzat ndaj Trump: Nuk dua të bëj asnjë koment

Shkruar nga Pamfleti

Biden injoron akuzat ndaj Trump: Nuk dua të bëj asnjë koment

Presidenti Joe Biden ka refuzuar të komentojë akuzat ndaj paraardhësit të tij, Donald Trump.

I pyetur tre herë për një koment mbi çështjen kundër Donald Trump, presidenti u shpreh: "Nuk kam asnjë koment për Trump".

Zoti Biden sapo është larguar nga Shtëpia e Bardhë për një udhëtim në Misisipi.

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është zyrtarisht nën akuzë.

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump akuzohet për pagesat që i janë bërë një ylli porno, Stormy Daniels, pak para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016, raporton CNN.

Një juri e madhe ka votuar për të paditur Donald Trump në Nju Jork.

Asnjë ish-president amerikan nuk është paditur penalisht më parë. Lajmi pritet të lëkundë garën për nominimin presidencial republikan në vitin 2024, në të cilin Trump kryeson shumicën e sondazheve.

Aktakuza tregon se ai është ish-presidenti i parë që akuzohet për një krim dhe e çon vendin në një territor të paeksploruar ligjor dhe politik, me një kandidat për president që tani përballet me arrestimin e tij. Kjo shënon një fitore për zyrën e Prokurorit të Qarkut të Manhatanit, Alvin Bragg, e cila ka hetuar një pagesë prej 130,000 dollarësh të bëra nga Michael Cohen, ish-avokati i Trump, gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016.

trump biden akuza

Lini një Përgjigje