TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota10 Korrik 2026, 16:44

E-maili zbardh tragjedinë në bankën greke pas 16 vitesh, arrestohen dy persona

Shkruar nga Pamfleti
E-maili zbardh tragjedinë në bankën greke pas 16 vitesh,
Foto ilustruese

Hetimet për tragjedinë u rihapën pasi policia mori një email anonim, në të cilin përmendeshin tre persona si autorë të dyshuar të sulmit.

Autoritetet greke kanë zbardhur pas 16 vitesh detaje për sulmin me zjarrvënie ndaj degës së bankës Marfin në Athinë, një ngjarje që më 5 maj 2010 tronditi Greqinë dhe shkaktoi vdekjen e tre punonjësve.

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar arrestoi dy 42-vjeçarë gjatë operacioneve të zhvilluara në zonat Kypseli dhe Chalandri, në zbatim të urdhër-arresteve të lëshuara nga autoritetet.

Ndërkohë, një grua 46-vjeçare është shpallur në kërkim ndërkombëtar për të njëjtën çështje. Sipas autoriteteve, ajo është larguar drejt Mbretërisë së Bashkuar gjashtë vite më parë, ku jeton prej asaj kohe. Për të është lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar dhe autoritetet britanike janë informuar për ekzekutimin e tij.

Hetimet për tragjedinë u rihapën pasi policia mori një email anonim, në të cilin përmendeshin tre persona si autorë të dyshuar të sulmit. Më pas, hetuesit krahasuan provat e dosjes së vitit 2010 me materiale nga çështje të tjera në hetim, duke identifikuar ngjashmëri në karakteristikat fizike dhe veshjet e personave të dyshuar.

Dosja për zjarrvënien e qëllimshme, që ndodhi më 5 maj 2010 në degën e bankës Marfin në rrugën Stadiou dhe u mori jetën tre punonjësve, është rihapur zyrtarisht dhe po trajtohet nga hetuesi i tretë i rregullt, ndërsa autoritetet vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të një prej ngjarjeve më të rënda në historinë moderne të Greqisë.

autoritetet greke tragjedinë në bankën greke

Lini një Përgjigje