
Një incident ka ndodhur në një restorant në sheshin San Marko në Venecia, ku një grup kamarierësh janë rrahur me klientët e tyre.
Mediat e huaja kanë shpërndarë një video ku shihet se si kamarierët godasin klientët.
“Çfarë po ndodh? Oh Zot”, dëgjohet teksa flet dikush.
Në video shihet kamerieri duke e shtyrë klientin dhe e godet disa herë. Kolegu i tij më pas ndërhynë nga mbrapa dhe e godet klientin tjetër.
Mësohet se sherri filloi pasi disa punonjës të lokalit shtynë klientin pas një grindje verbale.
Kamarierët nuk i thanë mediave lokale pse shpërtheu sherri.
Lini një Përgjigje