TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota15 Tetor 2024, 11:42

Giorgia Meloni nis operacionin 'Shqipëria', presidenti Mattarella: Historia italiane përbëhet nga emigrimi!

Shkruar nga Pamfleti

Giorgia Meloni nis operacionin 'Shqipëria', presidenti

“Të mësosh gjuhën dhe kulturën italiane, të shoqërosh të rinjtë e të rriturit që vijnë në territorin tonë të bëhen qytetarë, do të thotë të ndërtosh bashkë qytetin”. Kështu u shpreh dje Sergio Mattarella në Milano, pikërisht teksa nis operacioni ‘Shqipëria’ i Giorgia Melonit, një ‘zë ndryshe’ nga ai i kryeministres në këtë rast.

 

Anijet e qeverisë po arrijnë qendrat në Shëngjin dhe Gjadër, të cilat do duhet të mbajnë emigrantët e transferuar dhe kreu i shtetit deklaron se: “Mirëpritja dhe solidariteti janë baza e bashkëjetesës sonë”.

Sepse “historia italiane përbëhet nga emigrimi dhe migrimi. Tridhjetë milionë italianë u nisën për jashtë kufijve shekullin e kaluar. Gjashtë milionë jetojnë jashtë vendit të tyre”.

“Pamje e re dhe zëra të tjerë: Kush e mirëpret, nderon Kushtetutën. “Ju punoni për Republikën”, u thotë Franko Verga drejtuesve të Qendrës së Orientimit të Emigrantëve.

[…] “Perspektiva të reja dhe zëra të tjerë”, i vlerëson presidenti. “Ata nuk vijnë më nga Jugu, por nga Ukraina, nga Ballkani, nga kontinente të tjera, gjithashtu të ngarkuar me kushte të paqëndrueshme”.

Sergio Mattarella kujton detyrat e vendosura nga Kushtetuta për mirëseardhjen: “Ofrimi i mjeteve për arsimimin e emigrantëve, për t'i mbështetur ata në kërkimin e një shtëpie dhe një pune.”,  vlerëson presidenti. “Ata nuk vijnë më nga Jugu, por nga Ukraina, nga Ballkani, nga kontinente të tjera, gjithashtu të ngarkuar me kushte të paqëndrueshme”.

Integro, mos refuzo! Sepse nëse emigranti ndihet i mirëpritur, ai respekton vendin e mbërritjes së tij. Franco Verga, katolik, lindi në një familje emigrantësh. Është Milano i Shoqërisë Humanitare, i kupës së bamirësisë, i bukës së përditshme, i Opera Kardinalit Ferrari dhe tani i Engjëjve të Qytetit.

“Milan la ga el cor an man”, thotë Mattarella në dialektin milanez. Milano e ka zemrën në ‘mëngë’. Dhe ai këndon lavdinë e shpirtit të tij më të thellë. U bë ajo që u bë, falë shumë jugorëve që dolën në rrugën e tyre dhe u bënë më lombardë se lombardët. Dhe ky është një mësim për sot.

“Sepse nuk janë artefaktet, nuk janë ndërtesat ato që e bëjnë një qytet. Është populli”. Nuk ka nevojë të kesh frikë nga emigracioni i rregullt. Ne duhet të mirëpresim me njerëzim inteligjent. Bëjini ata qytetarë që respektojnë rregullat tona. “Të ardhurit e rinj do të thotë dinamika dhe pjesëmarrje e re sociale”. /Përshtati Pamfleti



giorgia meloni sergio mattarella

Lini një Përgjigje