TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota31 Gusht 2023, 15:31

Lufta në Ukrainë, Stoltenberg: Moska me hapa të mëdha, po i shtyn rusët mbrapsht

Shkruar nga Pamfleti

Lufta në Ukrainë, Stoltenberg: Moska me hapa të mëdha, po i

Teksa agresioni ushtarak rus ndaj Ukrainës vijon prej shkurtit të vitit të kaluar, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg ka pohuar se kundërofensiva ka përparuar mirë.

"Ukraina po fiton gradualisht terren, që do të thotë se po i shtyn rusët mbrapsht", tha ai në një intervistë për CNN, duke shtuar se Kievi i ka tejkaluar pritshmëritë.

"Është edhe më e rëndësishme t’i mbështesim ata tani", theksoi Shefi i NATO-s, duke rikujtuar kohën kur ekspertët besonin se Ukraina do të rezistonte vetëm disa ditë.

"Por në vend të kësaj, ata çliruan shumë territore, Kievin, Kharkivin, Kherson dhe po hedhin hapa të mëdhenj", theksoi Stoltenberg.

Madje tashmë Ukraina ka mundur edhe të godasë me dronë disa objektiva brenda territorit të rusisë. Më herët, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se lufta po kthehet në territorin e Rusisë, duke konsideruar këtë shumë të drejtë.

Sulmi i fundit i raportuar paraditen e së mërkurës nga zyrtarët e Kremlinit, përfshinte 6 rajone, mes tyre dhe Moskën.

stoltenberg lufte ukraine

Lini një Përgjigje