TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Korrik 2026, 11:31

BE vendos "bllokadë" për “Russia Today”, ndalohet çdo formë shpërndarjeje në Europë

Shkruar nga Pamfleti
BE vendos "bllokadë" për “Russia Today”,
“Russia Today”

Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian vendosi më 2 korrik se shpërndarja e përmbajtjeve të “Russia Today” nuk do të lejohet më në asnjë formë në vendet anëtare të BE-së.

Vendimi përfshin edhe publikimin e materialeve në faqe interneti, pavarësisht nëse ato ofrohen falas apo pa qëllim fitimi.

Kjo do të thotë se ndalimi zbatohet si për rastet kur përmbajtja shpërndahet për përfitime financiare, ashtu edhe kur publikohet në një faqe interneti ose në rrjetet sociale pa asnjë përfitim ekonomik.

Sipas vendimit, Bashkimi Evropian e konsideron “Russia Today” pjesë të mekanizmit të propagandës ruse dhe synon të pengojë përhapjen e materialeve të saj në kontekstin e luftës në Ukrainë.

Çështja u mbështet edhe në raste konkrete të regjistruara në Gjermani, ku tre persona janë ndjekur penalisht për publikimin në internet të videove të “Russia Today Germany”.

Sipas Gjykatës, kjo masë është e nevojshme për mbrojtjen e rendit publik dhe sigurisë së Bashkimit Evropian, si edhe për të frenuar përhapjen e propagandës ruse.

“russia today” be bllokade

Lini një Përgjigje