Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka shkuar për vizitë në Jeddah dhe do të kalojë dy ditët e ardhshme duke takuar udhëheqës rajonalë në Lindjen e Mesme, ka thënë producentja jonë për Evropën, Simone Baglivo.
Meloni gjithashtu do të vizitojë Emiratet Arbae dhe Katarin.
Nga qeveria italiane kanë theksuar se kjo është vizita e parë nga një udhëheqës perëndimor në Lindjen e Mesme që nga fillimi i luftës.
Agjencia e lajmeve Reuters shton se një nga qëllimet e vizitës është të forcojë sigurinë energjetike të Italisë.
Ndërkohë kryeministrja italiane ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump mbi të ardhmen e NATO-s dhe raportet me aleatët evropianë, duke theksuar se Evropa nuk ka interes të ndjekë një rrugë të ndarë nga Shtetet e Bashkuara, por duhet të mbrojë interesat e saj kombëtare.
“Unë vazhdoj të besoj se në fushën gjeopolitike Evropa ka pak për të fituar nga një rrugë e ndryshme nga SHBA. Megjithatë, puna jonë është të mbrojmë interesat tona kombëtare. Kur nuk pajtohemi, duhet ta themi. Dhe këtë herë, nuk pajtohemi.” ,tha Meloni për televizionin RAI.
Lini një Përgjigje