TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Mars 2026, 19:15

Mesazh i fortë nga Irani, Presidenti: S'duam luftë, as armë bërthamore

Shkruar nga Pamfleti

Mesazh i fortë nga Irani, Presidenti: S'duam luftë, as armë

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka përcjellë një mesazh me rastin e festës së Novruzit, ku ka theksuar se vendi i tij nuk synon përplasje me fqinjët dhe mbështet dialogun për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Në deklaratën e tij, ai u shpreh se: “Fqinjët tanë të dashur që na rrethojnë, ju jeni vëllezërit tanë… ne kemi ardhur për të zgjidhur të gjitha këto mosmarrëveshje me ju".

Pezeshkian theksoi se Irani nuk kërkon përshkallëzim të situatës në rajon, duke shtuar: “Nuk kërkojmë luftë me fqinjët tanë".

Ai përsëriti gjithashtu qëndrimin e Iranit për çështjen bërthamore, duke deklaruar se vendi nuk synon të pajiset me armë të tilla. Sipas tij, “armët bërthamore janë të ndaluara”, duke iu referuar qëndrimit të Udhëheqësit Suprem.

Presidenti iranian theksoi se problemet në rajon lidhen me faktorë të jashtëm: “Vështirësitë tona janë rezultat i ndërhyrjes së armiqve".

Në vijim, ai propozoi rritjen e bashkëpunimit rajonal, duke deklaruar: “Ne propozojmë vendosjen e paqes dhe stabilitetit në rajon përmes bashkëpunimit mes vendeve islamike".

Pezeshkian shtoi gjithashtu se prania e aktorëve të jashtëm nuk është e nevojshme: “Nuk kemi nevojë për praninë e të huajve në rajon".

masoud pezeshkian presidenti irani

Lini një Përgjigje