
Kryeministri Benjamin Netanyahu i ka paraqitur një kërkesë zyrtare për falje Presidentit izraelit Isaac Herzog, tha të dielën zyra e presidentit izraelit.
"Zyra e Presidentit është në dijeni se kjo është një kërkesë e jashtëzakonshme që mbart me vete implikime të rëndësishme.
Pasi të marrë të gjitha mendimet përkatëse, Presidenti do ta shqyrtojë kërkesën me përgjegjësi dhe sinqeritet", tha zyra e Herzog.
Nga zyra e Kryeministrit Netanyahu nuk pati asnjë koment të menjëhershëm. Netanyahu po përballet me një gjyq të gjatë për korrupsion. Ai i mohon akuzat dhe është deklaruar i pafajshëm.
Lini një Përgjigje