TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Korrik 2026, 17:53

Netanyahu mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, takim me dyer të mbyllura me Trump

Shkruar nga Pamfleti
Netanyahu mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, takim me dyer
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mbërrin në Shtëpinë e Bardhë

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë, ku do të zhvillojë një takim me dyer të mbyllura me presidentin amerikan Donald Trump, raportoi Times of Israel.

Ky është takimi i parë mes Trump dhe Netanyahut që nga nisja e luftës kundër Iranit më 28 shkurt, si dhe i teti që prej fillimit të mandatit të dytë presidencial të Trump.

Sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë, dy liderët do të diskutojnë konfliktin me Iranin, praninë e Izraelit në Libanin jugor dhe përpjekjet për zgjerimin e Marrëveshjeve të Abrahamit.

Ndërkohë, sipas Times of Israel, këtë javë nuk do të ketë takim në Uashington mes Benjamin Netanyahut dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky. Një zyrtar i informuar për çështjen tha se të dy u panë të ulur pranë njëri-tjetrit gjatë një aktiviteti me dyer të mbyllura, por nuk është planifikuar një takim dypalësh.

Në të njëjtën kohë, ministri i Jashtëm izraelit Gideon Sa'ar zhvilloi një bisedë me homologun e tij ukrainas Andriy Sibiha. Në një postim në rrjetin X, Sa'ar bëri të ditur se e ka ftuar ministrin ukrainas të vizitojë Izraelin me rastin e 35-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

"Izraeli dhe Ukraina janë vende mike dhe shpresoj në thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tonë, përfshirë krijimin e qendrave të reja të trajnimit në spitalet ukrainase", shkroi Sa'ar.

netanyahu

Lini një Përgjigje