TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota15 Dhjetor 2025, 15:56

Përfundojnë bisedimet për paqen në Ukrainë, Witkoff dhe Kushner takim me liderët evropianë në mbrëmje

Shkruar nga Pamfleti

Përfundojnë bisedimet për paqen në

Bisedimet mes delegacioneve të Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara në Berlin kanë përfunduar pak minuta më parë.

Këtë e bëri të ditur zyra e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, cituar nga mediat ndërkombëtare.

Ndërkohë axhenda e takimeve nuk përfundon me bisedimet në Kancelarinë Federale Gjermane.

Negociatorët amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner janë ftuar në darkën e mbrëmjes në Berlin me liderët evropianë dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Këtë e konfirmoi zëdhënësi i qeverisë gjermane. Në Berlin, si mysafirë të kancelarit Friedrich Merz, priten liderët e Francës, Mbretërisë së Bashkuar, Italisë, Danimarkës, Finlandës, Polonisë, Norvegjisë, Holandës dhe Suedisë, si dhe presidentët e Komisionit dhe Këshillit Evropian dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s.

Mësohet se gjatë raundit të fundit të negociatave në Berlin, negociatorët amerikanë i kanë kërkuar Ukrainës të heqë dorë nga pjesa e rajonit të Donbasit që ende kontrollohet nga Kievi. Këtë ia ka bërë të ditur AFP-së një zyrtar i lartë i njohur me diskutimet.

Putini dëshiron territore. Amerikanët thonë se Ukraina ‘duhet të tërhiqet’, gjë që Kievi e refuzon,” tha burimi për AFP-në. “Është mjaft befasuese që amerikanët po adoptojnë qëndrimin e rusëve për këtë çështje,” shtoi ai.

Lini një Përgjigje