TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Mars 2023, 13:20

Qeveria Italiane ndalon ushqimet të prodhuara në laborator: Nuk garantojnë cilësi e mirëqenie

Shkruar nga Pamfleti

Qeveria Italiane ndalon ushqimet të prodhuara në laborator: Nuk

Qeveria italiane ka marrë vendimin të ndalojë prodhimin dhe tregtimin e ushqimeve sintetike artificiale të prodhuara në laborator.

Ministri Italian i Bujqësisë shprehet se  nuk garantojnë cilësi e mirëqenie dhe  nuk garantojnë mbrojtjen e traditës italiane .

Shoqata e Prodhuesve të sektorit agroushqimor kanë mbledhur mbi 500 mijë firma kundër ushqimeve të prodhuara në laboratorë kjo detyroi qeverinë italiane të mbështes propozimin.

“Janë produkte që përdorin inde e qeliza kafshësh vertebrore për të prodhuar ushqime, pije e ushqime për kafshët”, shprehen ata.

Vendimi i marrë nga qeveria italiane parashikon sanksione nga 10 në 60 mijë euro për cilindo që prodhon e tregton ushqime të tilla sintetike.

“Produktet laboratorike nuk garantojnë cilësi e mirëqenie e nuk garantojnë mbrojtjen e traditës italiane të ushqimit e verës pjesë e kulturës së këtij vendi”, ka deklaruar Ministri italian i Bujqësisë e i Sovranitetit Ushqimor, Francesko Lollobrigida.

 “Ky ligj ndalues është mjaft i rëndësishëm e domethënës pasi nuk ka studime mbi efektet e ushqimeve sintetike”, tha ministri i shëndetësisë Orazio Schillaci

Për qeverinë italiane ky vendim është një mbrojtje ndaj produkteve ushqimore Made in Italy e ndaj multinacionaleve që prodhojnë ushqime të tilla.

“Food and Drug Administration” në SHBA, më nëntor të 2022 aprovoi tregtimin e mishit të pulës së prodhuar në laboratorë me teknikë e quajtur clean meat, ku klonizohen celulat burimore të kafshëve e më pas riprodhohen në vitro. Ky vendim është shtrirë më pas dhe për produktet e peshkut e të qumështit.

itali ushqimet shba

Lini një Përgjigje