TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Qershor 2026, 13:16

Shtëpia e Bardhë publikon videon, Trump iu drejtohet liderëve në samitin e G7: Unë jam shefi!

Shkruar nga Pamfleti

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, bëri shaka në samitin e G7 në Evian, kur ishte rreth një orë me vonesë në takim, duke thënë se ai ishte shefi.

Shtëpia e Bardhë publikon videon, Trump iu drejtohet liderëve
Trump me liderët e G7

Shtëpia e Bardhë ka publikuar një video të presidentit Donald Trump ku iu drejtohet liderëve në samitin e G7 duke iu thënë: "Unë jam shefi!"

Sipas raportimeve të New York Times, deklarata e Trump u bë në një kontekst joformal, me shaka, me të mbërritur në takim, gjatë të cilit, sipas raportimeve të medias, ai u ankua gjithashtu se ishte “shumë vapë” në dhomë dhe u ul në krye të tryezës.

Presidenti i SHBA ka paralajmëruar një konferencë në fund të samitit, ndërsa më pas do të udhëtojë për në Paris për një darkë zyrtare në Pallatin e Versajës.

Ai thotë se do të diskutojë marrëveshjen me Iranin, ndër të tjera.

Ndërkohë europianët i kërkuan Trumpit të ndërmjetësojë një takim mes Putin dhe Zelenskit. Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se do të bënte gjithçka në dorë, edhe pse pranoi se mes udhëheqësve rusë dhe ukrainas ekziston një antipati e madhe.

Udhëheqësit e G7 po ashtu mirëpritën marrëveshjen paraprake të paqes mes SHBA dhe Iranit, e cila do të nënshkruhet zyrtarisht të premten, dhe thanë se janë të gatshëm të kontribuojnë për implementimin e saj.

Franca dhe Britania janë ofruar të drejtojnë një mision që do të lehtësonte rihapjen e Hormuzit. Ata shtuan se do të bëjnë përpjekje për të diversifikuar burimet e energjisë, për të reduktuar varësinë nga Ngushtica e Hormuzit.

Në ditën e tretë dhe të fundit të samitit, fokusi është tek mineralet kritike dhe tek çekuilibri në ekonominë globale. Franca po shtyn partnerët të dakordësohen mbi një deklaratë për mineralet kritike që do të përfshinte masa për të ndihmuar reduktimin e varësisë së perëndimit nga Kina.

shtëpia e bardhë publikon videon trump iu drejtohet liderëve në samitin e g7

Lini një Përgjigje