TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Nëntor 2023, 22:06

Ushtria izraelite: Hamasi fshehu dhe vrau pengje në spitalin Al Shifa

Shkruar nga Pamfleti

Ushtria izraelite: Hamasi fshehu dhe vrau pengje në spitalin Al Shifa

Zëdhënësi i IDF-së Daniel Hagari, në një konferencë për shtyp, theksoi se Hamasi ka kryer krime lufte në spitale. Ai tha se grupi islamik ka fshehur dhe vrarë pengjet izraelite në spitalin al Shifa.

“Hamasi po fshihej dhe po vriste pengjet tanë në spitalin Shifa. Hamasi po ndërtonte tunele terroriste nën spitalin Shifa,” tha Hagari duke shtuar se një peng u mbajt në qytetin e Gazës pranë spitalit al Shifa.

Hagari tregoi edhe një video ku pretendon se Hamasi merr dy pengje, të dy shtetas të huaj, brenda al Shifa. “Nuk e dimë se ku janë ata”, u shpreh ai duke shtuar se spitali u përdor si “bazë terroriste”.

Izraeli ka deklaruar se nga sulmi i Hamasit janë vrarë 1200 persona ndërsa mbi 200 të tjerë po mbahen peng.

Ndërsa ministria e shëndetësisë së Hamasit ka raportuar se numri i palestinezëve të vrarë në sulmet izraelite është mbi 13 mijë dhe se 30 mijë të tjerë janë plagosur në Gaza.

Në përditësimin e saj të fundit për numrin e viktimave, ministria tha se 13 mijë njerëz, përfshirë 5,500 fëmijë, janë vrarë që nga 7 tetori.

hamasi ushtria izraelite

Lini një Përgjigje