TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Shkurt 2023, 20:19

Vetoja e Turqisë dhe Hungarisë, Stoltenberg thirrje për përshpejtimin e anëtarësimit të Suedisë e Finlandës në NATO

Shkruar nga Pamfleti
Vetoja e Turqisë dhe Hungarisë, Stoltenberg thirrje për
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe kryeministrja e Finlandës, Sana Marin

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë një takimi me kryeministren e Finlandës ri konfirmoi këtë të martë mbështetjen e aleancës për Ukrainën dhe bëri thirrje për përshpejtimin e ratifikimit për anëtarësimin Suedisë dhe Finlandës në Aleancë.

Me rëndësi tani është të mbështesim Ukrainën. Askush nuk e di me siguri se kur do të mbarojë lufta, por kur të mbarojë, ne duhet të sigurohemi që historia të mos përsëritet, që Presidenti Putin të mos ketë mundësi të sulmojë fqinjët. Prandaj, duhet të forcojmë aftësitë ushtarake të Ukrainës, por njëherësh të ndërtojmë një strukturë të tillë që siguron se Presidenti Putin nuk do të sulmojë dot më përsëri Ukrainën”, tha Stoltenberg.

Stoltenberg shtoi gjithashtu se detyra e NATO-s është të shmangë përshkallëzimin e luftës, duke mos lejuar që agresioni në Ukrainë të kthehet në konflikt Rusi-NATO.

NATO ka edhe një tjetër detyrë, të shmang përshkallëzimin e situatës, të parandalojë që kjo të kthehet në një luftë mes Rusisë dhe NATO-s”, tha ai.

Ndërkohë që kryeministrja e Finlandës, Sana Marin tha se vonesat nga parlamentet e Turqisë dhe Hungarisë për ratifikimin e anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO po dëmtojnë politikën e dyerve të hapura të aleancës.

E gjithë kjo lidhet me besueshmërinë e NATO-s, sepse ne i përmbushin të gjitha krieteret. Por siç e përmendi zoti Stoltenberg, procesi është në duart e Turqisë dhe Hungarisë dhe ne po presim që ata ta finalizojnë atë. Pa vonesë dhe me shpresën që të përmbyllet përpara takimit të kësaj vere. Nuk mund ta dimë. Është në duart e tyre”, tha Sana Marin.

 

stoltenberg finlandë-suedi nato

Lini një Përgjigje