TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Korrik 2026, 10:18

Bilanci tragjik i aksidenteve, eksperti i sigurisë: Rrugët shqiptare janë të frikshme

Shkruar nga Pamfleti

Bilanci tragjik i aksidenteve, eksperti i sigurisë: Rrugët shqiptare

Aksidentet rrugore vijojnë të mbeten një nga problemet më shqetësuese në Shqipëri, me pasoja të rënda për jetët e humbura dhe personat që mbeten me pasoja të përhershme.

Për këtë situatë, eksperti i sigurisë rrugore Gëzim Hoxha analizoi shkaqet kryesore që ndikojnë në rritjen e aksidenteve dhe përgjegjësinë e institucioneve. Sipas ekspertit, problemi lidhet me disa faktorë që ndërthuren me njëri-tjetrin, duke nisur nga përgatitja e drejtuesve të mjeteve, gjendja teknike e automjeteve dhe infrastruktura rrugore.

"Rrugët shqiptare janë të frikshme faktikisht. Ka shumë aksidente, ka shumë humbje jetësh njerëzish, por ka edhe persona që mbeten të gjymtuar dhe me invaliditet të përhershëm. Shoqëria shqiptare është dëmtuar rëndë nga aksidentet rrugore. Shkaqet janë të shumta, duke filluar nga përgatitja e drejtuesve të automjeteve, gjendja teknike e mjeteve dhe sinjalistika rrugore që ende lë për të dëshiruar", tha ai për Ora News.

Hoxha u ndal edhe te rreziku i drejtimit të automjetit në gjendje lodhjeje apo përgjumjeje, veçanërisht gjatë sezonit veror, kur shumë drejtues udhëtojnë pas orëve të gjata të kaluara në plazhe apo ambiente argëtimi. Sipas tij, një moment shpërqendrimi në timon mund të ketë pasoja fatale.

"Një automjet që lëviz me 80 kilometra në orë përshkon 22.22 metra në një sekondë. Nëse për një sekondë mbyll sytë sepse je i përgjumur, makina ka avancuar mbi 22 metra pa kontroll. Kjo është arsyeja pse drejtimi në gjendje lodhjeje është një rrezik shumë i madh", u shpreh Hoxha.

Eksperti ngriti shqetësimin edhe për gjendjen teknike të automjeteve në qarkullim, duke e lidhur këtë problem me mënyrën se si funksionojnë kontrollet dhe institucionet përgjegjëse.

aksidente rrrugët

Lini një Përgjigje