TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Korrik 2026, 07:31

Moti merr kthesë, rrezik për stuhi dhe rrebeshe shiu në të gjithë vendin

Shkruar nga Pamfleti
Moti merr kthesë, rrezik për stuhi dhe rrebeshe shiu në të
Vranësira dhe reshje shiu në gjithë vendin për sot

Meteorologia Tanja Porja paralajmëroi se vendi do të përfshihet nga mot i paqëndrueshëm gjatë ditës së sotme, me rrezik për stuhi afatshkurtra në pjesën më të madhe të territorit.

Porja tha se kushtet atmosferike janë tipike për zhvillimin e stuhive, ndërsa era po forcohet gradualisht, veçanërisht në det dhe përgjatë vijës bregdetare.

Gjatë ditës, në disa zona priten edhe stuhi lokale të shoqëruara me bubullima, të cilat mund të sjellin përkeqësime të përkohshme të kushteve atmosferike.

Temperaturat do të variojnë nga 17°C në zonat më të freskëta deri në 26°C në ato më të ngrohta.

Në det parashikohet valëzim i forcës 2 deri në 3 ballë.Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje, me shpejtësi mesatare 5-10 m/s, ndërsa në momente të veçanta, gjatë stuhive, pritet të fitojë intensitet.

Sipas Porjës, temperaturat kanë pësuar rënie të ndjeshme krahasuar me ditët e fundit.

Në zonat malore ato zbresin deri në 10 gradë Celsius, ndërsa në pjesën tjetër të vendit vlerat maksimale nuk pritet të kalojnë 28-29 gradë. Edhe gjatë fundjavës pritet të vijojë moti me erë të fortë, kryesisht në zonat bregdetare dhe në det.

vranësira dhe reshje shiu

Lini një Përgjigje