
Irani ndodhet aktualisht në një pozicion të favorshëm ushtarak afatshkurtër kundrejt Shteteve të Bashkuara, kryesisht për shkak të kontrollit që ushtron mbi pjesën më të madhe të Ngushticës së Hormuzit, thotë analisti i mbrojtjes austriak Wolfgang Pusztai.
“Irani e percepton se aktualisht ka epërsi. Do të thoja po, tani për tani ata janë në një pozicion teknik më të mirë, pa dyshim, sidomos nga pikëpamja ushtarake”, i tha Pusztai Al Jazeera-s.
Megjithatë, ai thekson se në afat të gjatë, Shtetet e Bashkuara ruajnë pozicionin strategjik më të fortë.
“Në lojën afatgjatë, Shtetet e Bashkuara sigurisht që kanë pozicionin strategjik më të fortë, pasi kanë shumë më tepër mjete në dispozicion”, shtoi ai.
Sipas Pusztait, për të rikthyer negociatat e paqes dhe për të ndaluar sulmet iraniane, është e nevojshme ndërhyrja e aktorëve të mëdhenj ndërkombëtarë.
“Kjo është padyshim jashtëzakonisht e vështirë. Është i nevojshëm një qasje gjithëpërfshirëse nga jashtë për të ndikuar mbi Iranin. Kjo nuk përfshin vetëm shtetet arabe të Gjirit, por veçanërisht vende si Kina dhe India, klientët më të mëdhenj ekonomikë të Iranit”, nënvizoi analisti.
Pusztai vuri në dukje se Kina dhe India, si importues kryesorë të naftës dhe produkteve iraniane, kanë levë ekonomike të rëndësishme që mund ta shtyjnë Teheranin drejt depërshkallëzimit dhe rikthimit në tryezën e bisedimeve.
Situata vjen në një moment tensionesh të larta në rajon, ku sulmet iraniane kanë rritur shqetësimet për sigurinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit, përmes së cilës kalon një pjesë e madhe e tregtisë botërore të naftës.
Lini një Përgjigje